• e premte, 28 qershor 2024

Blinken udhëtoi drejt Arabisë Saudite, destinacioni i parë i turneut të tij të pestë në Lindjen e Afërt

Blinken udhëtoi drejt Arabisë Saudite, destinacioni i parë i turneut të tij të pestë në Lindjen e Afërt

Riad, 5 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot arriti në Arabinë Saudite, destinacioni i parë në turneun e tij në Lindjen e Afërt.

Blinken priitet në Riad të tkaohet me trashëgimtarin e fronit saudit, Mohamed bin Salman, si dhe me minsitrin saudit të Punëve të Jashtme, Fajsal bin Farhan Al Saud.

Detyra e Blinkenit është të tentojë t'i avancojë përpjekjet e Uashingtonit zyrtar për të engociuar për normalizim të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, si dhe të nxisë përparim në negociatat për menaxhimin me Rripin e Gazës pas luftës.

Vizita e pestë e sekretarit amerikan të Shtetit në këtë rajon vjen në një moment të ndjeshëm dhe në kohë të sulmeve amerikane ndaj fraksioneve të mbështetura nga irani me seli nëpër Siri, Irak dhe Jemen, si përgjigje ndaj sulmit të javës së kaluar me fluturake pa pilot në Jordani, ku jetën e humbën tre dhe u plagosën rreth dhjetë ushtarë amerikanë.

Blinken këtë javë do t'i vizitojë Egjiptin, Katarin dhe Izraelin, duke e vazhduar turneun e tij në Lindjen e Afërt, në tentim të nxitjes së përparimit në bisedime me ndërmjetësim të Egjiptit dhe Katarit për lirim të pengjeve nga Rripi i Gazës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR