• e diel, 22 dhjetor 2024

Blinken të premten përsëri viziton Izraelin

Blinken të premten përsëri viziton Izraelin

Uashington, 20 mars 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken të premten do ta vizitojë Izraelin, si pjesë e misionit të tij të gjashtë në Bregun Perëndimor pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar. 

Në bisedimet me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Tel Avivin, Blinkeni do të përpiqet të negociojë për armëpushim, lirimin e pengjeve, rritjen në ndihmën humanitare dhe planin për të ardhmen pas konfliktit, njofton Departamenti i shtetit.

Blinkeni të martën tha se "po përballemi me një situatë të rëndë humanitare për fëmijët, gratë dhe burrat në Gazë" dhe se Izraeli ka një detyrë absolute për të mbrojtur civilët duke mbrojtur veten dhe duke parandaluar një përsëritje të 7 tetorit.

Marrëdhëniet e këqija midis Izraelit dhe SHBA-së u përshkallëzuan kur udhëheqësi i shumicës së demokratëve në Senat, Çak Shumer hebreu i rangut më të lartë në mesin e zyrtarëve të zgjedhur të SHBA-së tha se qeveria e Netanjahut "nuk iu përgjigjet më nevojave të Izraelit" dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja në Izrael. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR