• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Shpresoj se Hamasi do ta pranojë ofertën "jashtëzakonisht fisnike"

Blinken: Shpresoj se Hamasi do ta pranojë ofertën

Riad, 29 prill 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken sot në Riad deklaroi se shpreson se lëvizja palestineze Hamas do të pranojë ofertën për të ndaluar ofensivën izraelite në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të pengjeve.

"Hamasi ka një ofertë para vetes nga ana izraelite", tha Blinken në Forumin ekonomik botëror, transmeton "Tajms of Izrael".

Ai theksoi se Hamasi patjetër të vendos që të merr vendim për ofertën.

"Shpresojmë që ata të marrin vendimin e duhur", deklaroi Blinken.

Delegacioni i Hamasit sot duhet të arrijë në Kajro për të negociuar për armëpushim në Gazë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR