• e diel, 22 dhjetor 2024

Blinken: SHBA-ja do t'i dërgojë Ukrainës edhe 1,3 miliardë dollarë ndihmë për rikonstruimin e infrastrukturës

Blinken: SHBA-ja do t'i dërgojë Ukrainës edhe 1,3 miliardë dollarë ndihmë për rikonstruimin e infrastrukturës

Londër, 21 qershor 2023 (MIA) - SHBA-ja do të dërgojë edhe 1,3 miliardë dollarë ndihmë për rikonstruimin e rrjetit energjetik dhe modernizimin e porteve, hekurudhës dhe infrastruktirës tjetër, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken në Londër në konferencën e dytë ndërkombëtare për Ukrainën.

Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian sot premtuan miliarda dollarë ndihmë për Kievin, ndërsa kryeministri britanik Rishi Sunak filloi kornizë për sigurim ushtarak që të tentojë t'i inkurajojë kompanitë të investojnë.

"Çelësi për sanim është vendosja e themeleve për Ukrainën, që të përparojë si shtet i sigurtë, i pavarur dhe tërërisht i integruar me Evropën dhe i lidhur me tregjet mbarë botën", tha Blinken.

Ndihma e re amerikane arrin pasi Uashingtoni tashmë ka dërguar pothuaj 20 miliardë ndihmë ekonomike dhe zhvillimore për Kievin.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në konferencë deklaroi se BE-ja do t'i ndajë Ukrainës 50 miliardë euro prej vitit 2024 deri vitin 2027.

Harxhimet e përgjithshme të luftës do të jenë të mëdha - Ukraina, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara në mars vlerësuan se pas vitit të parë të konfliktit, dëmi llogaritet 411 miliardë dollarë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR