Blinken: SHBA ka parë dëshmi për përpjekje të Kinës për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit
- Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, sot publikoi se SHBA-ja ka parë dëshmi për përpjekje të Kinës për të “ndikuar dhe ndoshta ndërhyrë” në zgjedhjet e ardhshme amerikane.
Pekin, 26 prill 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, sot publikoi se SHBA-ja ka parë dëshmi për përpjekje të Kinës për të “ndikuar dhe ndoshta ndërhyrë” në zgjedhjet e ardhshme amerikane.
Blinken i tregoi këto pretendime para gazetarit të Si-En-En në fund të vizitës tre-ditore në Kinë, ku sekretari shtetëror amerikan u takua me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë presidentin kinez Si Xhinping.
“Ne kemi parë, në përgjithësi, dëshmi për përpjekje për të ndikuar dhe ndërhyrje të mundshme (në zgjedhje) dhe duam të sigurohemi që ajo të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Blinken, pa specifikuar se cilat ishin dëshmitë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s