• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Blinken paralajmëron se Kina po e përcjellë çdo hap të SHBA-së për luftën në Ukrainë

Blinken paralajmëron se Kina po e përcjellë çdo hap të SHBA-së për luftën në Ukrainë

Uashington, 22 mars 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken deklaroi sot se Kina me shumë vëmendje po e vëzhgon se si Uashingtoni dhe bota reagojnë ndaj pushtimit rus në ukrainë. 

Pas vizitës së presidentit kinez Si Xhinping në Moskë, Blinken vlerësoi se derisa Rusisë i lejohet për të sulmuar fqinjin e tij pa u ndëshkuar, kjo do t'ia hapë “Kutinë e Pandorës“ për agresorët e mundshëm dhe do të çojë në konflikt, raportojnë mediat britanike. 

Aksionet në Ukrainë shkojnë përtej vetë Ukrainës dhe mendoj se ato kanë ndikim të madh në Azi, për shembull, tha Blinken, duke theskuar se Japonia dhe Koreja e Jugut janë mbështetësit kryesorë të Ukrainës në konflikt“

Konflikti në Ukrainë ka çuar në debate rreth asaj se si lufta do të ndikojë në pikëpamjen ushtarake të Kinës ndaj Tajvanit, një komb ishull i pavarur që Pekini e sheh si territor sovran kinez.

"Mendoj se nëse Kina e sheh këtë, ndërsa ata e ndjekin me shumë vëmendje - do ta mësojnë leksionin për atë se si bashkohet bota apo jo, për të kundërshtuar këtë agresion", tha Blinken, duke folur para Nënkomitetit të Ndarjeve të Senatit.

Presidentët Si dhe Putini u përshëndetën si “miq të dashur“ kur u takuan në Kremlin dhe biseduan për propozimet e Kinës për zgjidhjen e konfliktit ukrainas. 

Blinken shtoi se mbështetja politike dhe materiale e Kinës për Rusinë bie ndesh me interesat e Uashingtonit, por tha se Uashingtoni ende nuk ka parë prova se Pekini po i ofron ndihmë të konsiderueshme Moskës në konflikt. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR