• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Pa planin e Hamasit për "të nesërmen" Izraeli do të ngecë në Gaza për vite me radhë

Blinken: Pa planin e Hamasit për

Tel Aviv, 22 mars 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken paralajmëroi sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se pa planin e Hamasit "për të nesërmen", Izraeli do të ngecë në Gaza për vite me radhë.

Sekretari amerikan i Shtetit shtoi se në një situatë të tillë, reputacioni ndërkombëtar i Izraelit do të bie dhe siguria e tij kombëtare do të jetë në rrezik, shkruan "Tajms of Izrael".

"Ju nuk e kuptoni këtë, dhe kur ta kuptoni, mund të jetë tepër vonë", tha Blinken dhe vlerësoi se nëse vazhdojnë trendet aktuale, i vetmi rezultat i mundshëm është mbajtja e Hamasit në pushtet ose anarkia në Gaza.

Netanjahu u pajtua me vlerësimin e tillë të Blinkenit.

Blinken mbërriti sot në Izrael si pjesë e një përpjekjeje intensive diplomatike gjatë turneut të tij të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme për të arritur një "armëpushim të përhershëm dhe të menjëhershëm" në Gaza dhe për të penguar ofensivën izraelite në Rafah, raportuan mediat britanike.

SHBA e kundërshton ofensivën, por Izraeli thotë se është e nevojshme të çrrënjoset Hamasi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR