• e diel, 22 dhjetor 2024

Blinken niset drejt Tel-Avivit me porosi të qartë nga Bajdeni - SHBA-ja i jep mbështetje Izraelit

Blinken niset drejt Tel-Avivit me porosi të qartë nga Bajdeni - SHBA-ja i jep mbështetje Izraelit

Uashington, 12 tetor 2023 (MIA) - Duke folur me gazetarë para se të nisej me aeroplan nga baza Endrjus, sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken tha se po niset drejt Izraelit me "porosi shumë të thjeshtë dhe të qartë në emër të presidentit të SHBA-së dhe në emër të popullit amerikan", e ajo është se SHBA-ja e mbështetë Izraelin.

Ai kumtoi se do të tkaohet me kryeministrin Benjamin Netanjahu, presidentin Isak Hercog dhe përfaqësues të tjerë të lartë pas arritjes gjatë ditës.

Blinken përsëriti se SHBA-ja është e vendosir të kujdeset që Izraeli të ketë mjete për t'u mbrojtur.

Ai theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë që të mos bashkangjiten aktorë plotësues në luftën kundër Izraelit, duke shtuar se do të punojë me kolegët izraelitë për t'i locuar pengjet - mes të cilëve ka edhe shtetas amerikanë - për lirimin e tyre.

I pyetur nëse administrata e Bajdenit i ka bërë thirrje Izraelit të përmbahet në përgjigjen ndaj sulmeve të Hamasit, Blinken tha: "E dimë se Izraeli do t'i ndërmarrë të gjitha masat e kujdesit - njejtë si ne. Ajo që nga ndan nga Hamasi dhe grupet terroriste të cilat merren me aktivitete të tmerrshme. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR