• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken mbërriti në Korenë e Jugut, ku do të marrë pjesë në Samitin e demokracisë

Blinken mbërriti në Korenë e Jugut, ku do të marrë pjesë në Samitin e demokracisë

Seul, 17 mars 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken sot mbërriti në Korenë e Jugut, ku do të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë, një grup shumëkombësh i udhëhequr nga SHBA-JA, qëllimi i të cilit është të promovojë solidaritetin dhe interesat e përbashkëta midis vendeve demokratike.

Vizita dy-ditore e Blinkenit në këtë vend aziatik do të përfshijë bisedime me ministrin dhe ambasadorin e Koresë së Jugut, Ço Tae-Jul, që është takimi i dytë midis dy zyrtarëve të rangut të lartë për më pak se një muaj, pas takimit të mëparshëm të mbajtur në Uashington muajin e kaluar. 

Gjithashtu, pritet që sekretari shtetëror amerikan të ketë takim edhe me presidentin e Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol, njoftuan mediat e Koresë së Jugut. Seanca e Forumit demokratik dhe takimi me Ço Tae-Jul janë caktuar për nesër, ndërsa siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, Ço dhe Blinken do të bisedojnë për bashkëpunimin demokratik, mënyrën për përforcimin e aleancës mes dy vendeve dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë situatën në Gadishullin Korean dhe në rajon.

Ditën e parë do të mbahet një seancë ministrore, ndërsa më pas një panel diskutimi në të cilin do të marrin pjesë grupe të qytetarëve. Samiti do të zgjasë nga 18 deri më 20 mars. ls/ 

Foto; Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR