• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinken konfirmoi se SHBA miratoi përdorimin e armëve amerikane për sulme ndaj Rusisë

Blinken konfirmoi se SHBA miratoi përdorimin e armëve amerikane për sulme ndaj Rusisë

Pragë, 31 maj 2034 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, konfirmoi sot se SHBA-ja ka miratuar përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për sulme në territorin rus.

Pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Pragë, Blinken tha se presidenti i SHBA-së Xho Bajden kishte miratuar masën pasi Ukraina kërkoi leje për të përdorur armët amerikane për të sulmuar Rusinë pasi forcat ruse rritën sulmet në qytetin verilindor të Ukrainës, Harkov, në javët e fundit raportojnë mediat.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmoi më parë se SHBA lejoi Ukrainën të përdorte armë amerikane në territorin e Rusisë.

Në një intervistë për "Gardian", Zelenski tha se qëndrimi kompromentues i Shtëpisë së Bardhë po i kushton jetë dhe i bëri thirrje Bajdenit të kapërcejë shqetësimet e tij të vazhdueshme për një "përshkallëzim" të mundshëm bërthamor me Rusinë.

"Politiko" më parë, duke cituar burime të mirëinformuara, raportoi se administrata amerikane kishte lejuar Ukrainën të përdorte armë të prodhuara nga SHBA në sulmin ndaj Rusisë, por vetëm pranë zonës së Harkovit.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi vendet perëndimore tre ditë më parë se do të pësojnë "pasoja të rënda" nëse lejojnë Ukrainën të përdorë armë perëndimore në sulmet në territorin rus, dhe sot zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit rus dhe ish presidenti dhe kryeministër i Federatës Ruse, Dmitrij Medvedev. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR