• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Afërt për t'u angazhuar për marrëveshje për armëpushim në Gazë

Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Afërt për t'u angazhuar për marrëveshje për armëpushim në Gazë

Uashington, 8 qershor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken duhet të udhëtojë në Lindjen e Afërt javën e ardhshme, në tentimin e tij të fundit që t'i japë fund luftës në Gazë.

Blinken do t'i vizitojë Egjiptin, Izraelin, Jordaninë dhe Katarin nga dita e hënë deri të mërkurën, kumtoi Departamenti i Shtetit.

"Sekretari do të bisedojë me partnerët për nevojën që të arrihet marrëveshje për armëpushim që do të sigurojë lirimin e të gjithë pengjëve", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler.

Udhëtimi i planifikuar vjen pasi presidenti amerikan Xho Bajden ka prezantuar plan të ri në tre faza për përfundimin e luftës disamujore në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.

"Blinken do ta theksojë rëndësinë që Hamasi ta panojë propozimin që është në tryezë, i cili është pothuaj identik me atë që Hamasi e ka miratuar muajin e kaluar", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR