• e diel, 22 dhjetor 2024

Blinken: Amerika shqyrton hetimin e Izraelit për sulmin ku humbën jetën persona humanitarë

Blinken: Amerika shqyrton hetimin e Izraelit për sulmin ku humbën jetën persona humanitarë

Bruksel, 5 prill 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot deklaroi se Amerika me kujdes shqyrton hetimin e Izraelit për sulmin që gjatë kësaj jave humbën jetën shtatë punëtorë në Kuzhinën qendrore botërore.

“Është shumë e rëndësishme që Izraeli të marrë përgjegjësinë e plotë për këtë incident", tha ai.

Gjithashtu, është e rëndësishme që të merren hapa për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Është edhe më e rëndësishme të merren masa për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë”, u tha Blinken gazetarëve në Bruksel.

Ai shtoi se Uashingtoni do të shqyrtojë me shumë kujdes se çfarë hapash ndërmerr Izraeli. Punonjësit e ndihmave u vranë më 1 prill kur kolona e tyre u godit menjëherë pasi mbikëqyri shkarkimin e 100 tonëve ushqim të sjellë në Gazë nga deti. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR