• e martë, 15 shtator 2026

Bjorn Gabriel nga BEI për MIA-n: Ju keni bërë përparim inkurajues në tranzicionin energjetik, një nevojitet fokus në modernizimin e sistemit energjetik

Bjorn Gabriel nga BEI për MIA-n: Ju keni bërë përparim inkurajues në tranzicionin energjetik, një nevojitet fokus në modernizimin e sistemit energjetik

Shkup, 29 korrik 2026 (MIA)

Biljana Anastasova-Kostiq

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme na mësoi se duhet të heqim qafe varësinë tonë nga karburantet fosile dhe të përqendrohemi më fort në autonominë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër. Ballkani Perëndimor është në një moment të rëndësishëm në tranzicionin e tij energjetik. Rajoni ka një potencial të rëndësishëm për burimet e ripërtëritshme dhe një pozicion të fortë strategjik, por kthimi i këtij potenciali në realitet kërkon veprim më të shpejtë dhe më të koordinuar, thotë Bjorn Gabriel, Udhëheqës i Zyrës së Bankës Evropiane të Investimeve në Maqedoni, në intervistë për MIA-n.

Sipas tij, vendi po bën progres inkurajues në këtë fushë dhe është në rrugën e duhur. Disa projekte prioritare strategjike tashmë janë nisur, por ne duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt së bashku për të arritur tranzicionin energjetik.

"Kapaciteti i instaluar nga burimet e ripërtëritshme është rritur ndjeshëm dhe tani tejkalon 50 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të instaluar, ndërsa burimet e ripërtëritshme përbëjnë rreth një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike. Vendi gjithashtu ka bërë përparim të rëndësishëm në harmonizimin e legjislacionit të vet me standardet e BE-së dhe ka mbështetje të fortë ndërkombëtare. Vendimi i Qeverisë për formimin e Ministrisë së veçantë të Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale në vitin 2024 demonstron përkushtimin e fortë për zhvillimin e qëndrueshëm energjetik. Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme janë rritur me shpejtësi që nga viti 2022, kryesisht të nxitura nga energjia diellore. Megjithëse energjia e erës mbetet e pazhvilluar, vendi ka vendosur qëllime ambiciozë prej 300 deri në 500 MW deri në vitin 2030, në varësi të kapacitetit të rrjetit. Në të njëjtën kohë, po ndërmerren përpjekje për të zgjeruar dhe modernizuar rrjetin e energjisë elektrike", vlerëson Gabrieli.

Sipas tij, tani fokusi duhet të jetë në modernizimin e sistemit energjetik, veçanërisht rrjeteve, interkonektimeve dhe integrimit të tregut, në mënyrë që të integrohet një pjesë më e madhe e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Kjo, shprehet Gabrieli, është thelbësore jo vetëm për të rritur hisen e energjisë së pastër, por edhe për të siguruar stabilitetin e sistemit dhe sigurinë energjetike.

"Megjithatë, heqja graduale e qymyrit kërkon sistem fleksibël energjetik dhe që funksionon mirë. Pjesa më e madhe e infrastrukturës energjetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vjetëruar, ndërsa përmirësimet e rrjetit dhe përpjekjet e digjitalizimit janë ende në vazhdim. Këto përmirësime janë të nevojshme në mënyrë që sistemi të mund të akomodojë një pjesë më të madhe të energjisë së ripërtëritshme, prodhimi i së cilës është i ndryshueshëm. Prandaj, sistemi ka nevojë për fleksibilitet të mjaftueshëm për të balancuar luhatjet, për të përmirësuar efikasitetin energjetik dhe për të integruar në mënyrë efektive prodhimin e shpërndarë. Arritja e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar të energjisë kërkon gjithashtu zhvillimin e kapaciteteve të magazinimit të energjisë, veçanërisht sistemet e baterive, të cilat tani për tani zbatohen vetëm në një shkallë të kufizuar", thekson Gabrieli.

Në intervistën që më poshtë është publikuar e plotë, Udhëheqësi i Zyrës së BEI në vend flet gjithashtu për nevojën e rezistencës së sistemeve energjetike ndaj ndryshimeve klimatike gjithnjë e më të shpeshta, si dhe sa afër është rajoni i Ballkanit Perëndimor për t 'u lidhur me tregun evropian energjetik.

 

Z. Gabriel, do të filloj me çështjen më aktuale – krizën energjetike. Kriza në Lindjen e Mesme ka treguar se sa të prekshëm jemi dhe sa e rëndësishme është për secilin vend të punojë për pavarësinë energjetike. Ekspertët thonë se vendi ka potencial dhe mundësi. A po bëjmë përparim në këtë fushë dhe çfarë duhet të bëjmë për të arritur rezultate?

- Nëse ka mësim nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, është se ne duhet të heqim qafe varësinë tonë nga karburantet fosile. Duhet të përqendrohemi edhe më shumë në autonominë e energjisë dhe të përshpejtojmë tranzicionin e gjelbër.

Maqedonia e Veriut po bën përparim inkurajues. Kapaciteti i instaluar nga burimet e ripërtëritshme është rritur ndjeshëm dhe tani tejkalon 50 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të instaluar, ndërsa burimet e ripërtëritshme përbëjnë rreth një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike. Vendi gjithashtu ka bërë përparim të rëndësishëm në harmonizimin e legjislacionit të vet me standardet e BE-së dhe ka mbështetje të fortë ndërkombëtare.

Vendimi i Qeverisë për formimin e Ministrisë së veçantë të Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale në vitin 2024 demonstron përkushtimin e fortë për zhvillimin e qëndrueshëm energjetik. Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme janë rritur me shpejtësi që nga viti 2022, kryesisht të nxitura nga energjia diellore. Megjithëse energjia e erës mbetet e pazhvilluar, vendi ka vendosur qëllime ambiciozë prej 300 deri në 500 MW deri në vitin 2030, në varësi të kapacitetit të rrjetit. Në të njëjtën kohë, po ndërmerren përpjekje për të zgjeruar dhe modernizuar rrjetin e energjisë elektrike. BEI gjithashtu mbështet sigurinë energjetike përmes financimit të ndërtimit të interkonektorit të gazit me Greqinë, duke përfshirë një segment tubacioni prej 68 km në Maqedoninë e Veriut, i cili është pjesë e projektit më të gjerë ndërkufitar prej 123 km.

Tani fokusi duhet të jetë në modernizimin e sistemit energjetik, veçanërisht rrjeteve, interkonektimeve dhe integrimit të tregut, në mënyrë që të integrohet një pjesë më e madhe e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Kjo është thelbësore jo vetëm për të rritur hisen e energjisë së pastër, por edhe për të siguruar stabilitetin e sistemit dhe sigurinë energjetike.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin vendin, po përballet me sfida të furnizimit me energji dhe ende po prodhon energji nga karburantet fosile. Nga ana tjetër, Ballkani Perëndimor po punon për të harmonizuar legjislacionin e tij me atë të Bashkimit Evropian. Në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si e vlerësoni progresin e shtetit tonë?

- Si në vendet e tjera të rajonit, progresi është i dukshëm. Megjithatë, heqja graduale e qymyrit kërkon sistem fleksibël energjetik dhe që funksionon mirë. Pjesa më e madhe e infrastrukturës energjetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vjetëruar, ndërsa përmirësimet e rrjetit dhe përpjekjet e digjitalizimit janë ende në vazhdim. Këto përmirësime janë të nevojshme në mënyrë që sistemi të mund të akomodojë një pjesë më të madhe të energjisë së ripërtëritshme, prodhimi i së cilës është i ndryshueshëm. Prandaj, sistemi ka nevojë për fleksibilitet të mjaftueshëm për të balancuar luhatjet, për të përmirësuar efikasitetin energjetik dhe për të integruar në mënyrë efektive prodhimin e shpërndarë.

Arritja e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar të energjisë kërkon gjithashtu zhvillimin e kapaciteteve të magazinimit të energjisë, veçanërisht sistemet e baterive, të cilat tani për tani zbatohen vetëm në një shkallë të kufizuar.

Së fundi, është thelbësore që tranzicioni i energjisë të jetë i drejtë dhe gjithëpërfshirës, si në aspektin e rezultateve ekologjike, ashtu edhe në ndikimin e saj në fuqinë punëtore. Kjo kërkon masa adaptimi dhe politika sociale të hartuara mirë për të siguruar që askush të mos lihet pas gjatë procesit të tranzicionit.

Në një intervistë për MIA-n, ju vlerësuat se sistemet e vjetruara energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë veçanërisht të prekshme nga ndryshimet klimatike. Nga këndvështrimi i sotëm, a shihni përparim në këtë drejtim? A po punojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për modernizimin dhe qëndrueshmërinë e sistemeve të tyre energjetike?

- Në fakt, tashmë jemi dëshmitarë të rritjes së temperaturave dhe modeleve gjithnjë e më të paqëndrueshme të motit në të gjithë rajonin, duke çuar në ngjarje ekstreme më të shpeshta siç janë përmbytjet dhe thatësirat. Kjo thekson nevojën urgjente për sisteme energjetike më fleksibël dhe rezistente ndaj klimës. Në terma praktikë, kjo nënkupton investimin në infrastrukturë rezistente ndaj kushteve ekstreme të motit, si dhe në rrjete më inteligjente që mund të devijojnë automatikisht energjinë gjatë ndërprerjeve. Në rastin e hidrocentraleve, kjo gjithashtu nënkupton përmirësimin e digave dhe përmirësimin e menaxhimit të ujit për t'u marrë me reshje më të ndryshueshme.

Tashmë mund të shohim shumë shembuj pozitivë. Për shembull, ne mbështesim projekte për rehabilitimin e objekteve hidroenergjetike në Serbi për të përmirësuar efikasitetin dhe për të forcuar kapacitetin prodhues nga burimet e rinovueshme. Një investim prej 100 milionë euro ndihmon në përmirësimin e kapaciteteve të mëdha, duke përfshirë instalimin e një njësie të re prej 13 MW në Potpeq.

Megjithatë, vetëm shtimi i më shumë burimeve të ripërtëritshme të energjisë nuk është i mjaftueshëm. Rrjetet e energjisë elektrike gjithashtu duhet të përmirësohen dhe të bëhen "më të mençura" për të integruar pa probleme më shumë burime të ripërtëritshme të energjisë. Për shembull, në Serbi, ne financojmë instalimin e matësve të avancuar të energjisë elektrike, si pjesë e një programi më të gjerë për modernizimin e rrjetit elektrik të vendit, për të rritur efikasitetin energjetik dhe sistemor. Ne po zbatojmë iniciativa të ngjashme në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke forcuar kështu bashkëpunimin rajonal dhe duke përshpejtuar kalimin në një sistem energjetik më rezistues dhe më të qëndrueshëm.

Kohët e fundit keni marrë pjesë në një panel të Forumit Maqedonas Energjetike të mbajtur në Shkup, kushtuar mobilizimit të kapitalit për të përshpejtuar zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe magazinimit të energjisë. Diskutuat gjithashtu hapat e ardhshëm për të lidhur rajonin e Ballkanit Perëndimor me tregun energjetik evropian. Sa afër është Ballkani Perëndimor për të arritur këtë qëllim?

Ballkani Perëndimor është në një moment të rëndësishëm në tranzicionin e tij energjetik. Rajoni ka potencial të rëndësishëm për burimet e ripërtëritshme dhe një pozicion të fortë strategjik, por kthimi i këtij potenciali në realitet kërkon veprim më të shpejtë dhe më të koordinuar. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun energjetik evropian po përparon, veçanërisht në shtrirjen rregullatore, por në mënyrë të pabarabartë. Interkonektimet fizike janë tashmë në vend dhe përdoren gjerësisht, dhe vendet kanë bërë përparim të rëndësishëm në harmonizimin e legjislacionit të tyre me rregullat e BE-së, gjë që është parakusht për lidhjen e tregjeve. Integrimi më i thellë do të mundësonte gjithashtu një balancim më efikas të ofertës dhe kërkesës përmes tregtisë ndërkufitare, duke siguruar gjithashtu një përdorim më efikas të energjisë së tepërt.

Në të njëjtën kohë, Mekanizmi i përshtatjes së kufirit të karbonit (CBAM) hyri në fazën përfundimtare të zbatimit më 1 janar të vitit 2026, pas një periudhe kalimtare raportimi që zgjati nga viti 2023 deri në vitin 2025. Kjo inkurajon vendet të përshpejtojnë reformat, të prezantojnë detyrimet e karbonit dhe të harmonizohen më me sukses me sistemin e Bashkimit Evropian.

Për të ndihmuar kompanitë të përshtaten, BEI inicioi Udhëzuesin e parë të dekarbonizimit të vendit në vitin 2025, së bashku me Delegacionin e BE-së dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Kjo vegël falas në internet ndihmon kompanitë të matin gjurmën e karbonit dhe të miratojnë strategjitë e dekarbonizimit.

Integrimi i mëtejshëm i tregut energjetik do të varet nga përshpejtimi i bashkimit të tregut, forcimi i infrastrukturës ndërkufitare dhe rritja e investimeve në burimet e ripërtëritshme dhe magazinimin. Drejtimi është i qartë, por ritmi i zbatimit tani duhet të përputhet me ambicien.

Si Drejtor i Bankës Evropiane të Investimeve në vend, çfarë do të na porositnit të bëjmë?

- Dy gjëra të rëndësishme më vijnë ndër mend. Së pari, tranzicioni ka sukses kur njerëzit i ndjejnë përfitimet. Era dhe energjia diellore nuk janë më vetëm burime më të pastra, por tani janë dukshëm më të lira se termocentralet e reja të karburanteve fosile, në disa raste me më shumë se 50 për qind.

Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur dhe disa projekte prioritare strategjike tashmë janë nisur, por të gjithë duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt së bashku për të arritur tranzicionin energjetik. Ajo që na duhet tani është një kapacitet institucional vendor për të zbatuar një tranzicion energjetik të planifikuar mirë dhe të zbatuar me efikasitet.

Edhe këtu, BEI luan një rol shumë të rëndësishëm falë kapaciteteve financiare dhe këshilluese që mund t'u ofrojë partnerëve tanë lokalë bashkëpunim me Delegacionin e BE-së.

Vetëm vitin e kaluar, ne mobilizuam mbi 100 miliardë euro investime në energji të pastër në BE. Ne financojmë rreth gjysmën e të gjitha projekteve aktuale të rrjetit dhe interkoneksionit të energjisë elektrike, një në çdo pesë termocentrale diellore, një në çdo tre projekte të energjisë së erës në det të hapur dhe pjesën më të madhe të zhvillimit të erës në det të hapur.

Ne gjithashtu mbështesim projekte të ngjashme në të gjithë rajonin – nga dy termocentrale me erë në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat pritet të sigurojnë energji elektrike të pastër për rreth 93.000 familje dhe të kontribuojnë në reduktimin e emetimeve të CO2, në një projekt të prodhimit të energjisë diellore në afërsi të Prishtinës, i cili do të kontribuojë në një përzierje më të pastër të energjisë dhe qëndrueshmëri më të madhe të sistemit energjetik.

Në Maqedoninë e Veriut, linja jonë e gjelbër kreditore prej 100 milionë eurosh, e zbatuar nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, u mundëson kompanive të investojnë në efikasitetin energjetik, energjinë e ripërtëritshme dhe teknologjitë e qëndrueshme. Deri më tani, nisma ka mbështetur 52 projekte të energjisë së ripërtëritshme me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 105 MW. Ne po kërkojmë mundësi të reja për të zgjeruar mbështetjen tonë në sektorin energjetik në vend. ls/

Foto: BEI

QËNDRONI TË LIDHUR