• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bitkoini shënoi vlerën më të madhe në dy vitet e fundit - 56.000 dollarë

Bitkoini shënoi vlerën më të madhe në dy vitet e fundit - 56.000 dollarë

Uashington, 27 shkurt 2024 (MIA) - Bitkoini, kriptovaluta më e madhe botërore pas kapitalizimit të tregut, sot shënoi nivelin më të lartë në dy vitet e fundit prej 56.000 dollarëve, dhe në atë mënyrë e ngriti tregun më të gjerë të kriptovalutave.

Sipas të dhënave të CoinMarketCap, çmimi i bitkoinit për dy ditë u rrit për më shumë se 10 për qind për dy ditë, pasi që ndërparrja për kripto investime dhe ssoftuerë "MicroStrategy" kumtoi se dje ka blerë rreth 3.000 bitkoinë për 155 milionë dollarë.

Kompania me seli në Virxhini për momentin është prponarja më e madhe e bitkoinëve me të cilët tregton publikisht. Kompania paraprakisht këtë muaj kumtoi se posedon rreth 190.000 tokenë nga kriptovalutat, që sot vlejnë mbi 10,5 miliardë dollarë.

Sipas Greta Huan, shefe për hulumtime e platformës për mjete digjitale VDX, tregu ishte "inkurajuar nga kriptobikët si "MicroStrategy", si dhe rekord i ri i prurjeve të Bitcoin ETF.

Akisonet lidhur me kriptovalutat, gjithashtu, u rritën në tregtimet në "McroStrategy" dhe në bursën për kriptovaluta "Coinbase" në San Francisko.

Dy kompanitë lidhur me kriptovalutat shënuan rritje të çmimeve të aksioneve të veta për 200 për qind gjatë vitit të kaluar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR