• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bislimovski: Si shtet, implementuam gjithçka që kërkoi BE-ja nga ne kur është në pyetje energjetika

Bislimovski: Si shtet, implementuam gjithçka që kërkoi BE-ja nga ne kur është në pyetje energjetika

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Rajoni e tejkaloi krizën energjetike me kapacitete të ndërtuara nga koha e ish-Jugosllavisë. Duhej të ndodhte kriza, që politikanët të kuptojnë se sa është me rëndësi të ivestohet në kapacitete energjetike të xilat definohet si strategjike, theksoi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE), marko BIslimovski, në panelin "Si të arrihet drejt vendit të premtuar të energjisë së gjelbër" që është në kuadër të ngjarjes ndërkombëtare "Dialogu i liderëve në Evropën Juglindore" 2023 Beyond International Expo, që u mbajt në Selanik.

"Në fund të krizës mundëm të konkludojmë se stabiliteti në dërgesë nuk ishte sjellë në pikëpyetje, por çmimi i cili ishte rritur disa herë në bursa, ishte triger kyç që kompanitë të fillojnë me investim agresiv në burime ripërtëritëse. për vetëm një vit, kapacitti i instaluar përmes nismës private është rritur për 8 për qind, ndërsa këtë vit presim të arrijë edhe deri 15 për qind. Eldoradoja i investimeve në burime ripërtëritëse e uli varshmërinë importuese të vendit e cila nga 30, tani është ulur në vetëm 11 për qind", deklaroi Bislimovski.

Bashkëbiseduesit nga sektori energjetik, mes të cilëve edhe profesorët universitar, si dhe përfaqësues të lartë politik nga vendet e rajonit u dakorduan se kriza e "zgjoi" Evropën, e cila, ndërkaq, përgatiti plan ekonomiko-investues me fokus në energjetikë dhe pako financiare për mbështetje për ekonomitë për amortizim të efekteve nga kriza ebergjetike të cilat janë pasojë e drejtpërdrejtë nga lufta.

"Ne si shtet implementuam jgithçka që kërkoi Bashkim Evropian nga ne kur është në pyetje energjetika, prandaj besoj se BE-ja në mënyrë dramatike do ta rrisë mbështetjen financiare ndaj vendeve të Ballkanit", tha Bislimovski.

Ngjarja ndërkombëtare "Dialog liderësh në Evropën Juglindore" 2023 Beyond International Expo, mbahet prej 24 deri 26 maj në Selanik. ab/

Foto: KRRE

QËNDRONI TË LIDHUR