• e diel, 22 dhjetor 2024

Bislimovski: Po shqyrtohet opsioni për rivendosje të tarifës së lirë të rrymës gjatë ditës

Bislimovski: Po shqyrtohet opsioni për rivendosje të tarifës së lirë të rrymës gjatë ditës

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Komisioni rregullator për energjetikë po e shqyrton opsionin që çmimi i rrymës në një periudhë të caktuar gjatë ditës të jetë dukshëm më i ulët nga çmimi që paguhet në bllokun e parë tarifor, përkatësisht prej 7,41 denarë për kilovat orë.

"Ekzistojnë gjasa serioze të vendoset çmim më të ulët të caktuar gjatë ditës. Ai çmim do të shohim se në cilën mënyrë do të caktohet. Do të ketë periudhë sigurisht kur do të ketë çmim më të ulët të rrymës, të themi nga ai në bllokun e parë, dukshëm më i ulët. po bëhen analiza edhe në dy deri tre javët e ardhshme do të kemiedhe qëndrim konkret", deklaroi për Telmën Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Të dhënat e bursave për rrymën janë shumë më optimiste në raport me atë që ka ndodhur këtë periudhë të vitit të kaluar.

Nga KRRE thonë se për herë të parë pas një kohe më të gjatë në bursa është vërejtur çmim negativ ditor i energjisë elektrike.

"ka të dhëna nga Hupeks kemi për herë të parë rënie në orët e ditës çmim negativ tashmë në bursën më të madhe referente edhe për ne. pati çmim negativ dhe shkojmë në drejtimin t'i dërgojmë sinjal EMV-së si kompani e cila siguron rrymë për Furnizuesin universal, në periudhë në çmim të ulët në mënyrë që t'i mbrojmë resurset vendore të thëngjillit, është shumë mëe  shpagueshme të sigurojmë rrymë nga tregu, nuk duhet të jetë nga importi, mund të jetë nga fotovoltaikët vendor", deklaroi Bislimovski.

Tarifa e lirë ditore për amvisëritë për shkak të krizës energjetike dhe rritjes së çmimit në bursa ishte hequr dhe prej janarit të vitit 2022 qytetarët nuk mund ta shfrytëzonin, por giithashtu u rrit edhe çmimi i energjisë elektrike. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR