• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bislimoski: KRRE në pesë vitet e ardhshme do t'i kontrollojë llogaritjet për çmimin e energjisë elektrike që do t'i bëjë Furnizuesi universal

Bislimoski: KRRE në pesë vitet e ardhshme do t'i kontrollojë llogaritjet për çmimin e energjisë elektrike që do t'i bëjë Furnizuesi universal

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA)  -  Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për Energjetikë, furnizuesi universal me energji elektrike në tregun e rregulluar "EVN Houm" ka obligim të llogarisë çmimin e energjisë elektrike që do të vlejë nga 1 janari i  vitit të ardhshëm në tregun e rregulluar sipas të njëjtit sistem tarifor  sipas të cilit deri më tani  e ka llogaritur Komisioni Rregullator për Energjetikë KRRE.

Ato përllogaritje, siç shpjegoi kryetari i KRRE Marko Bislimoski, pastaj furnizuesi universal i dorëzon deri te KRRE, ndërsa nëse rregullatori ka vërejtje në lidhje me zbatimin e sistemit tarifor dhe mënyrën se si janë bërë llogaritjet, merr një vendim veçantë dhe atë e dorëzon deri te furnizuesi universal i cili është i obliguar ta zbatojë. 

 "Çmimet përfundimtare, në vend të KRRE, në 'Gazetën Zyrtare' do t'i publikojë fFrnizuesi universal". Është një koncept që është harmonizuar me legjislacionin evropian dhe për herë të parë do ta zbatojmë parë në Maqedoni. Konceptualisht, KRRE deri më tani e ka marrë vendimin përfundimtar, ndërsa tani ka një hap në mes, që është një kontroll që ka dorëzuar furnizuesi universal i cili është i obliguar t'i publikojë çmimet e blloqeve për amvisëri dhe për konsumatorët e vegjël", tha Bislimoski në emisionin "Top Tema" në TV Telma.

 Theksoi se KRRE të paktën pesë vjet do ta kryejë kontrollin, si një hap i ndërmjetëm drejt liberalizimit të plotë të tregut të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël dhe shtoi se kjo është garanci se nuk do të ketë goditje çmimesh për qytetarët. Në ndërkohë, KRRE edhe më tej  do t'i marrë vendimet për rrjetor dhe transmetim të energjisë elektrike në tregun e rregulluar.

Konfirmoi se nuk do të ketë ndryshim në katër bllok tarifat dhe shtoi se blloku i parë edhe më tej do të jetë nga 0 në 210 kilovatë orë, i dyti nga 210 në 630, i treti nga 630 në 1050 dhe i katërti mbi 1050 kilovatë orë. 

 "Patëm një takim me FMN-në. Kishin kërkesa që të ulen blloqet, të ulet  për 10 deri në 15 për qind blloku i parë  dhe për përqindje të caktuar i dyti që të ketë sa më shumë konsum në bllokun e tretë dhe të katërt. U shpjegova se problemi është matematikor dhe se nëse i ulim blloqet atëherë Furnizuesi universal do të sigurojë më shumë para që nuk do të mund t'i marrë dhe do të duhet t'i kthejë pas dhe me këtë nuk do të ketë asnjë efekt në çmim. Prandaj nuk ka më vërejtje dhe nuk do të ketë ndryshim në blloqe", saktësoi Bislimoski.

Licenca e furnizuesit universal ekzistues "EVN Houm" skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Siç paralajmëroi Bislimoski, pritet që Qeveria së shpejti të shpallë tender për përzgjedhjen e furnizuesit të ri universal dhe ai të zgjidhet diku nga fundi i marsit.

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR