• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bislimoski: Çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë do ta caktojë furnizuesi universal - EVN Houm

Bislimoski: Çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë do ta caktojë furnizuesi universal - EVN Houm

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Vendimin e ri për çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do ta publikojë Furnizuesi Universal - EVN houm, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) paraprakisht do të kontrollojë nëse është llogaritur siç duhet.

"Komisioni Rregullator i Energjetikës me vendimin e ri në dhjetor do të fillojë të aplikojë praktikën e BE-së sipas së cilës si obligim i rregullatorit është që të përcaktojë tarifat për transmetim dhe shpërndarje, ndërsa çmimin përfundimtar në të cilin përfshihen  të gjithë elementët do ta kumtojë furnizuesi Universal - EVN Houm", deklaroi sot për MIA-n kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Ai saktëson se KRRE do të kontrollojë nëse çmimi është llogaritur si duhet dhe do të tregojë se ku duhen korrigjime nëse ka devijime. Por formula, siç thekson ai, është e qartë për të gjitha kompanitë e energjisë.

Asnjë organ rregullator, thotë Bislimovski, nuk e thotë çmimin përfundimtar, përveç Serbisë, ndoshta edhe Kosovës.

"Rregullatori duhet të rregullojë tarifat e transmetimit dhe shpërndarjes. Do të publikohet nga EVN houm, ndërsa para kësaj do të kontrollohet nga KRRE-ja, ku do të kontrollohet nëse sistemet tarifore do të aplikohen drejt", sqaron Bislimoski.

Siç deklaroi dje, nuk do të ketë ndryshim në shtrirjen e katër tarifave bllok për energjinë elektrike në tregun e rregulluar pavarësisht vërejtjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas tij, ulja e subvencioneve të dhëna nga Qeveria për energji elektrike është pasojë logjike sepse, siç tha ai, këtë vit pas përfundimit të sezonit të ngrohjes nuk kemi nevojë për TEC Negotinë dhe kanë përfunduar blerjet e mëdha. Në të njëjtën kohë, theksoi ai, kemi një situatë më të qëndrueshme dhe më të parashikueshme me çmimet e energjisë elektrike në bursë. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR