• e premte, 20 dhjetor 2024

Bislimoski: Çmimi i rrymës muk duhet të rritet

Bislimoski: Çmimi i rrymës muk duhet të rritet

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski tha sonte se tani është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Duke qenë mysafir në "Top tema", Bislimovski tha se se nuk mund të thotë se sa do të jetë çmimi i rrymës në euro, sepse, siç theksoi, është vendim i menaxhmentit të EMV-së dhe Qeverisë.

Sipas tij, EMV duhet ta blejë energjinë elektrike të prodhuar nga fotovoltaikët e rinj. Është thelbësore të dërgohet  sinjal se blerja e energjisë elektrike me çmim jashtëzakonisht të ulët dhe se si do të mirëpritet që të relaksohet situata në sistemin elektroenergjetik. Në këtë kontekst, Bislimovski tha se EMV duhet ta përmirësojë prodhimtarinë e elektranave të saj, sikur vitin e kaluar, ndërsa hapi i ardhshëm që duhet ta bëjë është të jetë më aktive në tregun me pakicë.

"Unë jam kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike tani, sepse në vend janë ndërtuar shumë fotovoltaikë. Nga 1 janari i vitit të kaluar e deri më tani në rrjet janë lidhur 256 megavat të reja burime të rinovueshme, nga të cilat 205 - 206 janë fotovoltaikë që duhet të përdorim. Është në rregull që ata të fitojnë para, por EMV duhet të përfshihet në mënyrë aktive dhe të blejë energjinë elektrike të prodhuar për të kursyer ujin dhe thëngjillin dhe ta përdorim këtë në periudha kur çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror janë të sigurta që do të rriten. Për të mbrojtur burimet tona të brendshme, hidrologjia është e favorshme. Le të kursejmë ujin dhe thëngjillin kur kemi më shumë nevojë. Unë supozoj se menaxhmenti i EMV-së dhe Qeveria bëjnë analiza dhe përllogaritje, por nuk duhet të ketë shqetësime drastike në çmimin e energjisë elektrike. Ne kemi bërë një reformë serioze në lidhje me blloqet tarifore dhe duhet të përfitojmë nga kjo tendencë që kemi. Ne dërguam një sinjal për të kursyer për të siguruar që EMV të prodhojë, por edhe të ketë mundësi të jetë shumë më aktive në tregun e energjisë elektrike. Do të dërgojmë sinjal me vendosjen e tarifës së lirë, si te EMV ashtu edhe te EVN Home - blini energji elektrike kur të jetë më e lirë", nënvizoi Bislimoski.

EMV,  vlerësoi kryetari i KRRE-së, nga pjesëmarrja në Bursën vendore të energjisë elektrike, nga blera dhe shitja në momentin e vërtetë, tashmë realizon fitime më serioze dhe kjo është e ardhmja e tij.

"Tenderi do të jetë javën e ardhshme, të hënën ose të enjten, janë të mundshme ndërrime. Pasi të marrim këto të dhëna, së shpejti do të kemi shifrat përfundimtare për çmimin përfundimtar që do të paguajnë konsumatorët. Nesër do të ketë tender në MEPSO për blerjen e humbjeve. Detyrimi në EMV është më i hequr, EMV përmes kompanisë së saj të furnizimit do të ofrojë  një çmim si të gjithë furnizuesit apo tregtarët e tjerë të energjisë elektrike. Por besoj se në atë pjesë, sepse në gjashtë muajt e parë çmimi i humbjeve në rrjetin e transmisionit ishte 220 euro për megavat orë, tani, duke pasur parasysh se edhe çmimet në bursa kanë rënë, do të jetë shumë më i ulët për gjashtë muajt e fundit të vitit", tha Bislimoski. sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR