• e martë, 11 mars 2025

Bishev: Të reduktohen shtesat buxhetore për pensione dhe të vendosen nën 30 për qind

Bishev: Të reduktohen shtesat buxhetore për pensione dhe të vendosen nën 30 për qind

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Strategjia fiskale nuk luan ende rolin e një dokumenti strategjik që duhet të ankorojë politikat makroekonomike dhe zhvillimore të vendit. Strategjia shpesh ndryshon edhe në baza vjetore. Kështu humbet orientimi afatgjatë edhe për politikat makroekonomike ashtu edhe për ato fiskale. Analiza për periudhën 2004 - 2023 tregoi një tendencë që rritja ekonomike të nxitet nga ekspansioni fiskal, i cili duhet rishqyrtuar sepse nuk jep rezultate adekuate në terma afatgjatë. Borxhi publik kaloi 60 për qind në vitin 2024, por sipas statistikave nuk përfshijnë detyrimet e papaguara të cilat deri në fund të vitit 2024 arritën në katër për qind. Me revizionin e këtyre statistikave, borxhi publik është rreth 65 për qind e BPV-së, që është në përputhje me statistikat financiare dhe buxhetore të BE-së, tha sot kryetari i Këshillit fiskal, Gligor Bishev.

Para anëtarëve të komisioneve parlamentare për çështje ekonomike, financim dhe buxhet, ekspertë dhe përfaqësues evropianë, Bishev theksoi se Këshilli fiskal e vlerëson si të mirë Strategjinë fiskale 2025 - 2029 të miratuar nga Kuvendi.

"Strategjia është një kornizë e mirë për konsolidimin fiskal dhe në këtë drejtim deficitet buxhetore reduktohen në katër për qind në vitin 2025 dhe në 2,8 për qind në vitin 2029. Me këtë dinamikë, Këshilli fiskal është plotësisht dakord dhe e mbështet, ndërsa borxhi publik është nga 62 për qind në vitin 2026 në 59,7, por të dhënat momentale tregojnë se borxhi fiskal tashmë është 60 për qind, pa detyrimet e prapambetura. Në lidhje me rreziqet, treguam se kapaciteti fiskal i të ardhurave publike në bazë të taksave dhe kontributeve është 32 - 33 për qind nga BPV-së. Në studimin e fundit të FMN-së vetëm kapaciteti fiskal i bazuar në të ardhurat tatimore vlerësohet në 22,24 për qind, ndërsa nga ana tjetër shpenzimet buxhetore për katër vitet e ardhshme parashikohen në masën 40 për qind të BPV-së dhe pikërisht këtu shohim rrezikun më të madh për realizimin e strategjisë buxhetore. Rekomanduam që të rritet efikasiteti dhe dhe të ulen shpenzimet publike, të rriten disiplinat fiskale veçanërisht tek institucionet publike, ndërmarrjet shtetërore, pushteti lokal, reformimi i sistemit të pensioneve dhe vendosjen e tatimit ekologjikë, si dhe konvergjencën drejt sistemeve tatimore me BE-në", theksoi Bishev.

Në afatgjatë, sipas Këshillit fiskal, shton ai, duhet të reduktohen subvencionet buxhetore për pensione dhe të ulen nën 30 për qind sepse në afatgjatë tejkalimi i kësaj përqindje është i paqëndrueshëm dhe e bën buxhetin të cenueshëm.

"Kemi mbështetur përcaktimin e Qeverisë, të përcaktuar në Strategjinë fiskale, që investimet publike duhet të jenë mesatarisht pesë për qind të BPV-së, ndërsa sipas Strategjisë së zhvillimit 2024 - 2044 që gjithashtu e miratoi Kuvendi, ato janë projektuar në 6,5 për qind të BPV-së me kusht se nëse gjatë vitit mjetet nuk do të shpenzohen, nuk do të ripërdoren në shpenzime korrente, por do të mbeten për infrastrukturë dhe investime në vitin pasardhës ose do të formohet një fond publik për investime. Këshilli fiskal rekomandon që të ketë kuantifikimi të efekteve buxhetore, gjegjësisht dhe ndaj Strategjisë të hapet një debat për vendosjen e një rregulli tjetër të masave dhe ligjeve të propozuara në të ardhurat buxhetore, për rritjen e tyre në lidhje me rritjen nominale të BPV-së, si dhe mos të ketë revizione të prioriteteve fiskale para periudhës zgjedhor", nënvizoi Bishev. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR