• e enjte, 04 dhjetor 2025

Bisedime Mickoski Taravari nëse Aleanca për Shqiptarët do të mbetet në Qeveri

Bisedime Mickoski Taravari nëse Aleanca për Shqiptarët do të mbetet në Qeveri

Shkup, 5 maj 2025 (MIA) – Në Qeveri është paralajmëruar takim për sot pasdite (17:00) midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë dhe liderit të krahut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në të cilin do të diskutojnë nëse ka bashkëpunim me BDI-në për Zgjedhjet lokale dhe që partia të mbetet në koalicionin qeveritar. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar se takimi ka filluar, ndërsa nga shërbimi qeveritar për shtyp thonë se do të kenë shtesë informacione.

Mickoski sot kumtoi se në takim dëshiron të dëgjojë se cilin opsion zgjedh Taravari - "rrugën e reformave dhe sundimin e ligjit, luftën për një shoqëri të drejtë dhe institucione funksionale" apo do t'u bashkohet "atyre forcave politike që kanë kriminalizuar dhe shkatërruar shtetin me vite".

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Shtip, Mickoski tha se "me ose pa z.Taravarin, Qeveria është e qëndrueshme, e fortë dhe me shumicë të madhe" dhe se i takon atij dhe kolegëve të tij të partisë të vendosin për njërën nga dy opsionet.

Siç tha, “lojërat prapa skenave janë lojëra transparente, identifikohen dhe njihen lehtë dhe më shpesh u goditen nga koka atyre që i bëjnë”. Mickoski, në deklaratën e djeshme, kur paralajmëroi takimin me Taravarin, tha se donte të dëgjonte qartë “nëse është e vërtetë që ekziston një marrëveshje midis partisë së Taravarit dhe BDI-së” për të mbështetur zgjedhjet, duke thënë se për të kjo është e papranueshme.

Arben Taravari, ndërkohë, në Tetovë deklaroi se i qëndrojnë vendimit të marrë nga kryesisa e partisë që në Zgjedhjet lokale në tetor të marrin pjesë me lista të veçanta për këshilltarë "dhe me shumë gjasa me kandidatët e tyre për kryetar komune në komunat ku do të garojnë", por se do të dëgjojë edhe qëndrimin e kryeministrit, pas së cilës do të vlerësojnë se si Aleanca do të vazhdojë më tej.

Takimi vijon pas trazirave edhe në koalicionin VLEN, në të cilën mori pjesë ASH e Taravarit, pasi tre partitë e tjera partnere nuk u dakorduan që ai në zjedhje të marrë pjesë me lista të ndara për këshilltarë. Ata e akuzuan se negocion me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe se vetë është larguan nga VLEN-i. Ndërkohë, tre partitë nga VLEN (Alternativa, Besa dhe Lëvizja demokratike) publikuan se koalicioni do të veprojë si një subjekt i vetëm politik. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR