• e premte, 05 dhjetor 2025

Bisedë telefonike Mucunski-Landau: Konfirmohet bashkëpunimi konstruktiv dhe i afërt me SHBA-në

Bisedë telefonike Mucunski-Landau: Konfirmohet bashkëpunimi konstruktiv dhe i afërt me SHBA-në

Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski ka biseduar në telefon me zëvendës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Kristofer Landau, me ç'rast është konfirmuar bashkëpunimi i afërt dhe konstruktiv me SHBA-në, si dhe përcaktimi i përbashkët për përparimin e stabilitetit rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe aleancën në kuadër të NATO-s.

"Sot realizova bisedë telefonike me zëvendës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Kristofer Landau. Në bisedë e konfirmova bashkëpunimin konstruktiv dhe të afërt me SHBA-në, si dhe përcaktimin e përbashkët për avancimin e stabilitetit rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe aleancën në kuadër të Aleancës së NATO-s", publikoi Mucunski në Fejsbuk.

Në bisedë, siç informon Mucunski, shkëmbyen mendime për potencialin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike, duke përfshirë edhe rritjen e shkëmbimit tregtar dhe tërheqjen e investimeve të reja.

"Riafirmova angazhimin tonë të fuqishëm drejt avancimit të marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në, si dhe drejt përforcimit të përpjekjeve të përbashkëta për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon", theksoi Mucunski. sa/

Foto: FB i Timço Mucunskit

QËNDRONI TË LIDHUR