• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Mucunski - Sibiha: Riafirmohet mbështetja për Ukrainën

Bisedë telefonike Mucunski - Sibiha: Riafirmohet mbështetja për Ukrainën

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, sot pasdite ka realizuar bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Andrij Sibiha. 

Siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë bisedës, Mucunski e riafirmoi mbështetjen tonë për Ukrainën, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai potencoi se, si vend anëtar i NATO-s, mbetemi të përkushtuar në sigurimin e ndihmës së fuqishme politike dhe praktike për Ukrainën derisa ajo e mbron pavarësinë dhe integritetin e saj territorial. 

Tema të bisedës telefonike ishin edhe çështje aktuale dhe dypalëshe, me çka të dyja palët shprehën bindje se bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. 

Në atë drejtim, është dakorduar takim pune mes dy ministrave i cili do të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju- Jork. fc/

Fotografia: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR