• e diel, 22 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Mucunski - Lipavski: Rajoni i Ballkanit Perëndimor sa më shpejt duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së

Bisedë telefonike Mucunski - Lipavski: Rajoni i Ballkanit Perëndimor sa më shpejt duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA)-  Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, sot ka realizuar bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavski. 

Siç njofton MPJ-ja, ministri Lipavski e uroi ministrin Mucunski për emërimin në këtë pozitë, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrave të tij. Ministrat iu referuan 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke theksuar angazhimet e ndërsjella për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Mucunski, thuhet se, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e qartë të Republikës Çeke për negociatat e inkuadrimit të vendit tonë me Bashkimin Evropian, ndërsa rikonfirmoi vendosmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen në organizatat shumëpalëshe.

"Bashkëbiseduesit shprehën pritshmëri për përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve dhe zbatimin e suksesshëm të reformave duke theksuar njëkohësisht rëndësinë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e familjes së BE-së", thuhet në komunikatë.

Gjatë bisedës, siç thuhet, janë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për bashkëpunimin dhe sfidat në formatet multilaterale me qêllim përfundimtar ruajtjen e sigurisë dhe paqes në kontinentin evropian. qa/

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR