"Bild": Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është rrahur deri në vdekje me shishe të birrës në Esen, Gjermani
- - Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (32) të shtunën rreth orës 2 pas mesnate ishte rrahur deri në vdekje pas një zënke paraprake me dy eritreanë të moshës prej 25 dhe 29 vjet, në Esen, Gjermani, informoi gazeta gjermane "Bild".
- Post By Fitore Curri
- 13:24, 20 shkurt, 2024
Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (32) të shtunën rreth orës 2 pas mesnate ishte rrahur deri në vdekje pas një zënke paraprake me dy eritreanë të moshës prej 25 dhe 29 vjet, në Esen, Gjermani, informoi gazeta gjermane "Bild".
Incidenti, siç transmeton "Bild" ka ndodhur në qendër të qytetit, ku pas një zënke paraprake dy eritreanë e kanë sulmuar dhe rrahur me shishe të birrës, derisa ai nuk kishte rënë, pas çka kishin shkuar drejt stacionit qendror hekurudhor.
Shtetasin e Maqedonisë së Veriut, i cili e kishte humbur vetëdijen, e kishte gjetur një kalimtar i rastit, i cili kishte bërë përpjekje që t'i japë ndihmën e parë. Ai ishte dërguar në spital, por pas një kohe të shkurtë kishte ndërruar jetë nga serioziteti i plagëve, tha zëdhënësi i policisë, informon gazeta gjermane "Bild".
Për shkak të përshkrimit të mirë të dëshmitarit, policia e ka arrestuar njërin nga të dyshuarit (25) në stacionin në Esen, ndërsa tjetrin (29) në stacionin në Milhajm.
Autopsia e trupit ka treguar se shkaku i vdekjes është plaga nga një mjet i fortë.
Rastin e heton Prokuroria Publike në Esen, por deri më tani është e paqartë se cili është shkaku i zënkës mes tre burrave. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s