• e martë, 19 nëntor 2024

Bilbordi reklamues nga ura hekurudhore në Autokomandë ra mbi dy automjete në lëvizje, në QMK arritën 70 paraqitje nga moti i lig në Shkup

Bilbordi reklamues nga ura hekurudhore në Autokomandë ra mbi dy automjete në lëvizje, në QMK arritën 70 paraqitje nga moti i lig në Shkup

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Nga moti i lig i cili sonte e kaploi Shkupin në qendrën operative të Qendrës për menaxhim me kriza kanë arritur rreth 70 paraqitje përmes numrit të vetëm 112 të cilat kryesisht janë për drunj të rënë në komunat Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër. Ka edhe paraqitje për bodrume dhe rrugë të vërshuara në Butel dhe Gjorçe Petrov. Të gjitha paraqitjet u janë transmetuar institucioneve kompetente.

Nga QMK gjithashtu informojnë edhe se një pjesë e rrethojës së bashku me bilbordin reklamues nga ura hekurudhore në Autokomandë kanë rënë mbi dy automjete në lëvizje. Nga atje njoftojnë se nuk kanë informata për persona të lënduar.

paraprakisht për shkak të motit të lig, në disa pjesë të Shkupit pati ndërprerje të shkurtë të energjisë elektrike.

Moti i lig i shoqëruar me shi, erë dhe bubullima ende po zgjatë në pjesën qendrore të Shkupit me rrethinë. ab/

ФОТО/Видео: ЦУК 

QËNDRONI TË LIDHUR