• e diel, 22 dhjetor 2024

Bilanci i vdekjes nga zjarret katastrofike në Havai u rrit në 53

Bilanci i vdekjes nga zjarret katastrofike në Havai u rrit në 53

Uashington, 11 gusht 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve në zjarret pyjore në qytetin turistik Lahaina në ishullin Maui në Havai u rrit në 53, njoftoi qarku Maui.

Të paktën tre zjarre të mëdha shpërthyen në Maui të martën në mbrëmje, duke e prerë pjesën perëndimore të ishullit dhe qytetit historik Lahaina, ku ishin shkatërruar ose dëmtuar të paktën 271 ndërtime. Të paktën 53 persona humbën jetën, përderisa një numri të madh të njerëzve u ishte ofruar ndihmë mjekësore për shkak të djegieve, thithjes së tymit dhe lëndime të tjera. 

Në rrjetet sociale po shpërndahen xhirime të frikshme nga zjarret dhe përpjekjet e njerëzve që të ikin nga flakët e zjarrit. Veçanërisht virale u bë një video e një grupi të njerëzve të cilët bënin përpjekje që të ikin me automobil, ndërsa gjatë kësaj nuk ndalen që ta ndihmojnë një grua për të cilën supozojnë se është e vdekur. 

Vazhdojnë përpjekjet për kërkim dhe shpëtim, ndërsa mijëra njerëz u larguan nga kjo zonë. "Derisa vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve, sot janë konfirmuar 17 raste të vdekjes për shkak të zjarrit aktiv në Lahaina, me çka numri i të vdekurve arriti 53", thuhet në kumtesën e sotme të rajonit Maui.

Zjarret shkatërruan lagje të tëra në anën perëndimore të ishullit amerikan. Lahaina është një nga atraksionet kryesore në Maui, i cili çdo vit tërheq dy milionë turistë në ishull, ose rreth 80 për qind të vizitorëve në ishull. 

Presidenti amerikan Xho Bajden miratoi shpalljen e katastrofës në Havai, duke iu lejuar individëve të prekur dhe pronarë të bizneseve që të aplikojnë për ndihmë federale për strehim dhe rimëkëmbje ekonomike. 

Shkaku për zjarret pyjore në Maui fillimisht duhet të përcaktohet, njoftuan persona zyrtarë, por Shërbimi Kombëtar Meteorologjik njoftoi se ata ishin të nxitur nga vegjetacioni i thatë, erërat e fuqishme dhe lagështia e ulët. fc/

Fotografia: Prinstkrin në Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR