• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bilalli: Grupi parlamentar i Frontit Evropian është në përbërje të plotë, Thaçi do të veprojë si opozitë dhe në konsultim me Ahmetin

Bilalli: Grupi parlamentar i Frontit Evropian është në përbërje të plotë, Thaçi do të veprojë si opozitë dhe në konsultim me Ahmetin

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Grupi parlamentar i Frontit Evropian do të vazhdojë të veprojë si opozitë për momentin dhe në përbërje të plotë, tha sot Arta Bilalli në një konferencë shtypi në selinë e BDI-së në Shkup.

Për atë se [farë do të ndodhë në grupin parlamentar të Frontit Evropian, thekson ajo, përgjegjësi bartin liderët e partive politike që janë pjesë e saj dhe vetë deputetët, jo ata që nga jashtë tentojnë t’i imponojnë opinionit teza të caktuara.

Për pohimet e Izet Mexhitit, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe lider i Lëvizjes Demokratike se edhe deputetë të tjerë do të kalojnë te ta, Bilalli mohon një gjë të tillë.

"Jo. Tani për tani jo", tha ajo.

Lidhur me daljen e Menduh Thaçit dhe PDSH-së nga Fronti Evropian, Bilalli tha se do të veprojë në opozitë dhe në konsultim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë tha se ai dhe partia e tij nuk do të jenë më pjesë e koalicionit “Fronti Evropian”.

"Njëqind ditë janë pak për t'u analizuar puna e një qeverie. Arsyeja pse kam munguar në konferencën për media për njëqind ditët e qeverisë, organizuar nga 'Fronti Evropian' është se unë dhe PDSH nuk do të jemi më pjesë e Frontit", tha Thaçi gjatë pjesëmarrjes në Televizionin Klan Maqedoni.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR