• e enjte, 04 dhjetor 2025

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

Shkup, 13 tetor 2025 

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në Debat Përnime te Jeta Xharra, tha se në mandatin e tij të parë jo vetëm që e ka përgjysmuar borxhin e trashëguar prej 24 milionë eurosh, por edhe ka ndërtuar rrugë dhe projekte të shumta, përfshirë edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e kundërkandidatit të tij, Bajram Rexhepi, bëjnë të ditur nga ekipi i kryetarit aktual të Tetovës dhe kandidat për mandat të dytë Bilall Kasami, ndërsa komunikatën e transmetojmë në formë integrale.

 “Edhe kundërkandidati im e di se sa është punuar në Tetovë. Edhe ai e di se unë po ja ndërtoj edhe rrugën për fshatin Sellcë dhe shkollën në fshatin Sellcë që është fshati i tij”, tha Kasami.

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në Debat Përnime te Jeta Xharra tha se nuk e di ku gjendet rruga AJ Zhurçin në Tetovë, edhe pse gjatë fushatës bëri video në atë rrugë dhe u përpoq ta keqpërdorë për poena politikë. 

“Çfarë do të bëni për rrugën AJ Zhurçin, për të cilën na kanë dërguar pyetje? A e dini se për cilën rrugë po flasim?”, e pyeti gazetarja Jeta Xharra, Bajram Rexhepin. 

Por Rexhepi tha se nuk e di se ku gjendet kjo rrugë. Kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, tha se kundërkandidati i tij në këtë fushatë është si “Lisa në botën e çudirave”, ndërsa shpjegoi detalisht se si do të rregullohet kjo rrugë, përfshirë kanalizimin dhe asfaltimin. 

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në debat te Jeta Xharra e ka zënë ngushtë kundërkandidatin e tij, Bajram Rexhepin, duke theksuar se ai nuk është përgatitur si duhet për sfidat e zhvillimit të qytetit. 

Kasami prezantoi planet konkrete urbanistike për vendbanimet Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe, duke nënvizuar se synon të sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturë dhe organizim hapësinor.

Ai theksoi se këto projekte do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. Me këtë, Kasami duket se po merr avantazh në garën për Tetovën, duke e vënë Rexhepin në pozicion më të vështirë për të përgjigjur ndaj planeve konkrete dhe vizionit për zhvillimin urban të qytetit.

 

Gjatë debatit për Tetovën në Kallxo.com me Jeta Xharrën, duke iu përgjigjur akuzave të Bajram Rexhepit për bashkëpunim me VMRO-në, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se BDI-ja po e akuzon atë me mëkatet e veta.

“Po më akuzojnë me mëkatet e tyre. Këta jo vetëm që qeverisën me VMRO-në për më shumë se 10 vjet, por edhe e sollën në tubim Lube Boshkovskin, i cili dyshohet se ka vrarë shqiptarë në Luboten, fëmijë, gra, pleq”, tha Kasami. 

Kryetar aktual i Tetovës dhe kandidat për mandat të dytë, Bilall Kasami 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR