• e premte, 05 dhjetor 2025

Bi-Bi-Si: Xhirime satelitore tregojnë sanim të dëmit në centralin bërthamor iranian Fordo

Bi-Bi-Si: Xhirime satelitore tregojnë sanim të dëmit në centralin bërthamor iranian Fordo

Teheran, 30 qershor 2025 (MIA) - Xhirimet më të  reja satelitore nga kompania "Maksar Tehnoloxhis" tregojnë punë intensive ndërtimore në centralin bërthamor iranian Fordo, një nga caqet e sulmeve të kohëmëparshme ajrore amerikane.

Në xhirimin e djeshëm shihen një eskavator dhe një vinç në krye të rrugës së re qasëse në afërsi të vendit të goditur nga të ashtuuquajturat bunker bomba.

Gjithashtu, thekson Bi-Bi-Si, janë vërejtur edhe një buldozer dhe një kamion, përderisa mamkina tët jera janë sistemuar në hyrje të kompleksit dhe të objekteve të goditura nga sulmet izraelite një ditë pas bombardimeve amerikane.

Sipas ekspertit për armë bërthamore, Dejvid Ollbrajt, xhirime tregon punë të mundshme për sanim të kratereve, vlerësim të dëmeve inxhinierike dhe marrje të mostrave për analizë radiologjike.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, pas sulmit deklaroi se "centralet kyçe iraniane për pasurim të uraniumit janë shkatërruar".

Drejtori i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, paraprakisht deklaroi se Irani mund t'i vazhdojë aktivitetet për pasurim të uraniumit në afat prej disa muajve. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR