• e martë, 05 nëntor 2024

Bi-Bi-Si: Mbështetësit e Trampit përdorin fotografi të rreme për të inkurajuar afrikano-amerikanët të votojnë për republikanët

Bi-Bi-Si: Mbështetësit e Trampit përdorin fotografi të rreme për të inkurajuar afrikano-amerikanët të votojnë për republikanët

Londër, 4 mars 2024 (MIA) - Mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Tramp, po përdorin inteligjencë artificiale për të gjeneruar fotografi të rreme të votuesve me ngjyrë që pretendojnë se mbështesin Trampin dhe i shpërndajnë ato në internet për të inkurajuar afrikano-amerikanët që të votojnë republikanët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shkruan Bi-Bi-Si.

Media thekson se ka zbuluar dhjetëra fotografi të rreme që tregojnë afrikano-amerikanë se si e mbështesin ish presidentin, por shton se deri më tani nuk ka asnjë provë që lidh drejtëpërdrejtë fotografitë me fushatën e Trampit.

 

Bashkëthemeluesi i Black Voters Matter, një grup që inkurajon amerikanët me ngjyrë të votojnë, kumtoi se fotografitë e rreme të Trampit të rrethuar nga mbështetës nga komuniteti afrikano-amerikan nxitën një "narrativë strategjike" të krijuar për të treguar se Tramp është popullor në komunitetin e personave me ngjyrë.

Fotografitë e gjeneruara me intelegjencë artificiale të zbuluara nga Bi-Bi-Si duket se janë krijuar dhe shpërndarë nga votuesit, mbështetësit republikanë, duke përfshirë Mark Kej dhe ekipin e tij, të cilët drejtojnë një emision radiofonik në një stacion radiofonik konservator në Florida.

Ata krijuan një fotografi të Trampi të buzëqeshur të rrethuar nga afrikano-amerikanë, të cilën e shpërndanë në llogarinë e Mark Kejt në Fejsbuk, e cila ka më shumë se një milion ndjekës. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR