• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bi-Bi-Si ia hoqi pezullimin Linekerit

Bi-Bi-Si ia hoqi pezullimin Linekerit

Londër, 13 mars 2023 (MIA) - Servisi publik britanik Bi-Bi-Si kumtoi sot se i është hequr pezullimi udhëheqësit dhe ish reprezentuesit anglez në futboll, Geri Lineker, i cili paraprakisht në Tuiter e kritikoi politikën e re të Qeverisë britanike lidhur me migrantët.

"Geri është pjesë e çmuar e Bi-Bi-Si-së dhe e di sa Bi-Bi-Si-ja është e rëndësishme për Gerin dhe gëzohem që ai do ta udhëheq emisionin fundjavën e ardhshme", tha drejtori i servisit publik, Tim Dejvi.

Bi-Bi-Si ishte e detyruar ta anulojë pjesën më të madhe të programit të saj sportiv për fundjavë, pasi komentatorë, analitikë dhe lojtarë të Premier Ligës refuzuan të paraqiten në shenjë të përkrahjes për Linekerin.

Futbollisti i famshëm anglez është udhëheqësi më i paguar i servisit publik britanik, ku e udhëheq emisionin "Ndeshja e ditës" (Match of the Day).

Linekeri u suspendua të premten pasi e krahasoi fjalorin e Qeverisë britanike për migrantët me atë që është përdorur në Gjermaninë naziste në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR