• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bexheti: Nuk ka nevojë të formohet parti e re politike, mospajtimet të zgjidhen brenda në BDI

Bexheti: Nuk ka nevojë të formohet parti e re politike, mospajtimet të zgjidhen brenda në BDI

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Ka dallime të ndryshme dhe ne jemi fraksion brenda BDI-së dhe ne jemi për zgjidhje të mospajtimeve brenda në parti, thotë në deklaratë për MIA-n kryetari i Komunës së Sarajit dhe një prej anëtarëve të fraksionit brenda BDI-së, Blerim Bexheti lidhur me lajmin e publikuar se ekzistojnë dallime mes anëtarëve të këtij grupi.

"Ka dallime mes nesh. Ne jemi fraksion në suaza të BDI-së dhe insistojmë që këto çështje të zgjidhen me argumente përmes debatit brenda Bashkimit Demokratik për Integrim", tha Bexheti.

Ai potencoi se janë kundër formimit të ndonjë subjekti të ri politik, sepse, siç thotë, në atë mënyrë do të fragmentohet, do të copëtohet elektorati shqiptar.

"Unë, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta jemi kundër formimit të një subjekti të ri politik.  Nuk ka nevojë të formohet parti e re politike. Në atë mënyrë do të fragmentizohet, do të copëtohet elektorati shqiptar", tha ai.

Për gjendjen politike në vend dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese, Bexheti thekson se ata kanë qëndrim të njejtë si edhe të gjithë në BDI.

"Duhet të kemi kujdes të mos i inkurajojmë forcat antievropiane. Ne në BDI jemi me qëndrim se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë dhe procesi drejt BE-së të fillojë sa më shpejtë të jetë e mundur", tha ai.

I pyetur rreth bashkëpunimit me partitë e tjera opozitare, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, Bexheti e mohon një gjë të tillë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR