• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bexheti: Grupi parlamentar i koalicionit "Fronti Evropian" funksionon në përbërje të plotë

Bexheti: Grupi parlamentar i koalicionit

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Grupi parlamentar i koalicionit "Fronti Evropian" funksionon në përbërje të plotë, theksoi sot koordinatori i Grupit parlamentar Blerim Bexheti duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth pretendimeve në media se kryetari dhe deputeti i PDSH-së Menduh Thaçi tërhiqet nga koalicioni.

"Grupi parlamentar i koalicionit ‘Fronti Evropian’ funksionon në përbërje të plotë. Është aktive në të gjitha sferat brenda Kuvendit dhe jashtë në komunikim me qytetarët. Është e qartë se koalicioni 'VLEN' është në panik nga reagimi më i madh i shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike, veçanërisht ndaj tyre si humbës të zgjedhjeve. 'Fronti Evropian' është komod dhe funksionon, por qytetarët nuk janë rehat dhe ata me dëshirat e tyre mbeten syhapur. BDI ka planin e vet, agjendën e vet, fiton në çdo zgjedhje dhe më të besueshmit për ne janë qytetarët shqiptarë të cilët na përkrahin, ndërsa jo komentet tjera", tha Bexheti.

Duke iu përgjigjur thirrjeve të kryeministrit Hristian Mickoski se BDI-ja duhet të reformohet, sepse është e vetmja rrugë për një opozitë konstruktive, Bexheti theksoi se "nëse kjo është baza, atëherë në mandatin e kaluar ka pasur persona që janë dënuar, ndërsa sot janë bartës të funksioneve publike".

"Nëse kjo është baza, me aq sa di unë në mandatin e kaluar njëqind funksionarë të tyre që janë ende bartës të funksioneve publike janë dënuar me kusht, janë në procese gjyqësore dhe janë bartës të funksioneve publike. Nëse hyjmë në atë debat, atëherë do ta humbim edhe prezumimin e pafajësisë nga ana e tyre. Prandaj do të përmbahem nga emrat. BDI-ja e ka atë nderë dhe përgjegjësi me votën dërrmuese të Frontit Evropian që fitoi legjitimitetin. Ndërsa për planet e brendshme të secilës parti, secili kujdeset të jep më të mirën", tha Bexheti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR