Bexheti akuzon për tallje me miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë, Mickoski premtoi se do të miratohet dhe se personalisht do ta prezantojë
- Akuzat drejt Qeverisë dhe Ministrisë së Administratës për joseriozitet dhe zvarritje të miratimit të ligjit për përfaqësim të drejtë dërgoi deputeti Blerim Bexheti nga grupi parlamentar Fronti evropian në kuadër të pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme në Kuvend. Konstatoi se edhe pas gjashtë muajsh premtime për ligjin i cili del nga amendamenti 5 i Kushtetutës, ai ende nuk është miratuar.
- Post By Fami Bajrami
- 15:22, 24 prill, 2025
Koçan, 24 prill 2025 (MIA) - Akuzat drejt Qeverisë dhe Ministrisë së Administratës për joseriozitet dhe zvarritje të miratimit të ligjit për përfaqësim të drejtë dërgoi deputeti Blerim Bexheti nga grupi parlamentar Fronti evropian në kuadër të pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme në Kuvend. Konstatoi se edhe pas gjashtë muajsh premtime për ligjin i cili del nga amendamenti 5 i Kushtetutës, ai ende nuk është miratuar.
"Dalin zëvendëskryeministrat e kësaj qeverie dhe thonë se kanë grupe pune, por asnjëherë nuk kanë thënë se kush punon në ato grupe. Ka një qasje të lojës me publikun për miratimin e Ligjit, sepse ishte në programin parazgjedhor të kësaj qeverie, ndërsa për të hequr balancuesin. Nuk kemi asnjë informacion dhe si deputetë dhe si Kuvend, por dhe si publik deri ku është situata me këtë ligj, nëse është formuar grupi i punës, kur do të miratohet dhe kështu me radhë. Duhet të respektohet fryma e Marrëveshjes së Ohrit dhe duhet thënë, pasi që Qeveria ka program qeveritar se në cilin muaj do të jetë, sepse edhe Izet Mexhiti edhe Arben Fetai u lodhën duke thënë se do të jetë në këto dy javë, jo këtë të enjte, të enjten tjetër, kjo tashmë është bërë humor", tha Bexheti.
Në mungesë të ministrit të Administratës, përgjigje në pyetjet e deputetëve dhe kryeministri Hristijan Mickoski i cili theksoi se balancuesi është shfuqizuar me propozim të Qeverisë së kaluar, në të cilin ishin edhe ministra të BDI-së, ndërsa informoi se dispozitat ligjore janë duke u përgatitur dhe do të miratohen.

"Ligji ka qenë gati vitin e kaluar, gjashtë muaj më parë, por për dallim nga kur keni qenë ministër i Drejtësisë, ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Që të mos na ndodhë që të bien sërish në Gjykatën Kushtetuese dhe përsëri ju të dilni këtu dhe të abuzoni me ndjenjat e shqiptarëve, duke dërguar mesazhe politike. Mund t'ju them se do të ketë një ligj për përfaqësim të drejtë, do ta nxjerr personalisht këtu dhe do ta mbroj, do të jetë kushtetues dhe do të garantojë përfaqësim të drejtë të të gjitha bashkësive etnike. Nuk do të bëjmë gabimet e së shkuarës kur u miratuan ligje pa marrë parasysh kushtetutshmërinë, të cilat sot ju lënë hapësirë për teza politike, në vend që të dilni dhe t'u kërkoni falje shqiptarëve për zgjidhjet e gjymta politike që u miratuan", theksoi Mickoski.
Në pyetjen e dytë të deputetit Bexheti drejtuar kryeministrit Mickoski, ai u interesua se deri ku ka arritur procedura për kthimin e emrit të mëparshëm kushtetues të vendit dhe si do Qeveria do të përballet me doganat e larta doganore nga SHBA-ja.
"Mendoj se rrallëkush e përdor termin Veri dhe të gjithë e përdorin emrin Maqedoni dhe me këtë është realizuar një tjetër premtim zgjedhor. Edhe nga LSDM-ja, në fjalime, në shoqëri, të gjithë flasin për Maqedoninë. Po, Veri do të mbetet si kujtim i një kohe të keqe kur shitët identitetin tim maqedonas, ndërsa negociuat gjuhën time maqedonase. Kjo është tezë e ish partnerit tuaj të koalicionit se ne do ta kthejmë emrin, këtu e kemi kthyer dhe këtu po flasim për Maqedoninë. Rreth doganave ju keni fjetur, tani janë 10 për qind, ndërsa nuk është 33 dhe në bashkëpunim me SHBA, Maqedonia do të jetë midis vendeve të rralla në botë që do të ketë doganën më të ulët", shtoi Mickoski.
Rreth marrëveshjes me Bullgarinë, kryeministri theksoi se nuk ka ndryshim në qëndrimin e Qeverisë dhe përsëriti se është joparimore është nga ana tjetër e kufirit të kontestohet e drejta e pakicës maqedonase për të regjistruar një organizatë joqeveritare, ndërsa të kërkohet që bashkësia bullgare nga kjo anë e kufirit të jetë popull konstituiv në Kushtetutë. rq/
Foto: MIA