• e premte, 05 dhjetor 2025

Betis e kërkon Onanën në huazim

Betis e kërkon Onanën në huazim

Sevilje, 26 gusht 2025 (MIA) - Betis është i interesuar ta marrë në huazim portierin e Mançester junajted, Andre Onana, kumtuan mediumet spanjolle.

Për kontratë të mundshme lidhur me kamerunasin 29-vjeçar, të dy klubet tashmë hynë në kontakt. Paraprakisht, palët ishin në kontakt lidhur me kthimin e mundshëm të sulmuesit brazilian të Mançester junajted, Antoni.

Në sezonin 2024/25, Onana luajti 50 ndeshje për Mançester junajted, pranoi 65 gola dhe 11 herë e mbrojti rrjetin. Kontrata e re vlen deri më 30 qershor të vitit 2028.

"Transfermarkt" e vlerëson portierin 25 milionë euro. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR