• e hënë, 23 dhjetor 2024

Betim solemn i 30 dëgjuesve në kursin për oficerë të Armatës, Petrovska i porositi se bëhen pjesë e familjes që kujdeset për sigurinë e vendit

Betim solemn i 30 dëgjuesve në kursin për oficerë të Armatës, Petrovska i porositi se bëhen pjesë e familjes që kujdeset për sigurinë e vendit

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Tridhjetë qytetarë të rinj, oficerë të ardhshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Akademinë Ushtarake në Shkup dhanë betimin solemn, pas së cilës do ta fillojnë shkollimin në Akademinë Ushtarake, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në fjalën e saj me këtë rast, para dëgjuesve të Kursit për aftësim profesional dhe përsosje të oficerëve u tha se ky betim paraqet diçka shumë më tepër se fjalët e thëna dhe se simbolizon përkushtimin e tyre të palëkundur për një kauzë që është më e madhe se ata vetë.

"Si oficerë të ardhshëm, do të mbani mbi supe peshën e përgjegjësisë. Do të thirreni për të udhëhequr me guxim, integritet dhe mirëkuptim. Do t'ju besohet jeta e atyre që do të jenë nën komandën tuaj dhe vendimet që do të merrni do të kenë një ndikim të madh në mirëqenien e tyre si dhe në sigurinë e atdheut tonë. Prandaj, me përkushtim dhe vëmendje studioni përmbajtjet gjatë kursit, përmirësoni aftësitë tuaja dhe lërini fuqinë dhe përkushtimin tuaj t'i tejkalojë të gjitha sfidat", theksoi Petrovska, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ajo falënderoi oficerët e ardhshëm nga degët e ndryshme që iu përgjigjën thirrjes dhe u tha se guximi dhe përkushtimi i tyre në detyrë përfaqësojnë më të mirën e vendit tonë. Oficerët e ardhshëm, theksoi ajo, nuk janë të vetëm në rrugën e marrjes së gradës së parë oficer.

Nnuk do të shkoni vetëm në këtë udhëtim. Ju keni mbështetjen e plotë të kolegëve tuaj, profesorëve tuaj dhe vendit tonë që vlerëson thellësisht sakrificën dhe shërbimin tuaj. Bëhesh pjesë e një komuniteti, pjesë e një familjeje", theksoi Petrovska.

Dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Mitko Bogdanovski theksoi se Akademia e quajtur sipas gjeneralit Mihaillo Apostolski është simbol i patriotizmit, guximit dhe qëndresës.

Në solemnitetin e sotëm morën pjesë komandanti i Komandës për stërvitje dhe doktrina, koloneli Vasko Kokolanski, përfaqësues të Akademisë ushtarake, të ftuar të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, si dhe familjarë të pjesëmarrësve të kursit. mb/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR