Besimtarët ortodoksë dhe katolikë këtë vit i festojnë Pashkët në ditën e njejtë
- Këtë vit edhe besimtarët ortodoksë edhe ata katolikë i festojnë Pashkët në ditën e njejtë - 20 prill. Përputhja e këtillë nuk ndodhë shpesh, sepse kisha lindore dhe ajo perëndimore përdorin kalendarë të ndryshëm (julian dhe gregorian), por këtë vit bien në të njejtën ditë.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:51, 19 prill, 2025

Shkup, 19 prill 2025 (MIA) - Këtë vit edhe besimtarët ortodoksë edhe ata katolikë i festojnë Pashkët në ditën e njejtë - 20 prill. Përputhja e këtillë nuk ndodhë shpesh, sepse kisha lindore dhe ajo perëndimore përdorin kalendarë të ndryshëm (julian dhe gregorian), por këtë vit bien në të njejtën ditë.
Dy festat më të rëndësishme në krishterim janë Krisshtlindjet dhe Pashkët, dita e lindjes dhe dita e ringjalljes së Krishtit. Data e Krishtlindjes është e caktuar - 25 dhjetori, edhe në kalendarin julian edhe në atë gregorian.
Ndërkaq Pashkët, çdo vit bien nlë datë të ndryshme, gjë që shumicën i habitë. Edhe pse çdoherë festohen të dielën, rregullat për caktimin e datës së kësaj feste nuk janë të thejshta - ato përfshijnë astronomi, matematikë dhe traditë shekullore kishtare.
Pashkët duhet të bien sipas ekuinoksit pranveror, të dielën pas hënës së plotë, në ditën e 14-të sipas muajit hebraik nisan. Por, ekzistojnë disa arsye të cilat plotësiht e komplikojnë tërë këtë. Së pari, vëzhgimet astronomike nuk përdoren për caktimin e ditës ssë ekuinoksit pranveror dhe hënës sës plotë, por tabelat e Pashlëve - julian dhe gregorian. Prandaj, mund të ndodhë që hëna e plotë 2kisshtare" të dallojë nga realja edhe për disa ditë, që drejtpërdrejtë ndikon në datën e festës.
Së dyti, arsyeja më e rëndësishme për dallimin e datave të Pashkëve "ortodokse" dhe "katolike" është feta hebraike Pasha. Për krihterët ortodoksë, Pashkët duhet të jenë pas kësaj feste - e cila është një vit i brishtë, sipas kalendarit hënor hebraik. Ajo gjithashtu ka rëndësi të thellë teologjike, pasi ringjallja e Krishtit ka ndodhur pas Pashës. Në këtë mënyrë ruhet rendi kronologjik dhe simbolik i ngjarjeve biblike. Kjo llogaritje për festimin e Pashkëve pas Pashës respektohet edhe nga kishat ortodokse që kanë miratuar kalendarin gregorian për festimin e Krishtlindjeve.
Kisha katolike nuk e konsideron këtë lidhje si të detyrueshme, kështu që Pahskët ndonjëherë bien edhe para Pashës.
Pas përputhjes së këtij viti, në vitin e ardhshëm kisha ortodokse dhe ajo katolike, sërish do t'i festojnë Pashkët në data të ndryshme. Besimtarët ortodoksë Ringjalljen e Krishtit në vitin 2026 do ta shënojnë më 12 prill, ndërsa katolikët një javë më herët - më 5 prill.
Festimi i fundit i Pashkëve në të njejtën ditë ishte në vitjn 2017, ndërsa i ardhshmi do të jetë më 16 prill të vitit 2028. ab/
Fotо: МIА