• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besimi: Pakoja e nëntë e masave antikrizë do të financohet nga buxhetet për vitet 2023 dhe 2024, mjetet janë planifikuar

Besimi: Pakoja e nëntë e masave antikrizë do të financohet nga buxhetet për vitet 2023 dhe 2024, mjetet janë planifikuar

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Masat nga pakoja e nëntë e masave antikrizë që sot u prezantua në Qeveri janë paraparë në Buxhetin për vitin 2023 dhe në Propozim-buxhetin për vitin 2024 dhe ato nuk do të financohen me detyrime, por përmes të ardhurave në buxhet nga ofruesit publik. Këtë e theksoi ministri i Financave, Famtir Besimi sot në konferencë për shtyp në të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski i prezantoi masat nga pakoja e nëntë e masave antikrizë, që paraprakisht e miratoi Qeveria.

"Kjo që u prezantua sot është paraparë në suaza të Buxhetit për vitin 2023 dhe Propozim-buxhetit për vitin 2024, ku kemi shumë burime të financimit, përkatësisht të ardhura tatimore apo financim përmes detyrimit. Këto masa nuk financohen me kreditim, sepse buxheti siç është hartuar në vitin 2024, detyrimi, përkatësisht deficiti është më i ulët nga shpenzimet kapitale të cilat janë në nivel prej 733 milionë euro, ndërsa deficiti është në nivel prej 545 milionë eurove. Nga ato 545 milionë euro, pothuajse 300 milionë euro janë për pagesa të normave të interesit për detyrimin e përgjithshëm në periudhën e deritanishme", theksoi ministri Besimi dhe shtoi se ne de fakto këtë do ta financojmë nga mjetet që janë të hyra në bazë të të dhënave publike nga ana e qytetarëve dhe ekonomisë me qëllim që të bëhet mbështetje dhe ridistribuim i mjeteve për mbështetje të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve dhe ekonomisë.

Pakoja e nëntë e masave të cilën e miratoi Qeveria dhe që u prezantua, është në shumë prej 662 milionë eurove dhe është e kahëzuar drejt mbështetjes së të rinjve, përkatësisht nxënësve dhe studentëve, kategorive të ndjeshme të familjeve, pensionistëve me pensione të ulëta, persona me nevoja të veçanta, prindër të vetëm me ndihmë të garantuar minimale, bujq, si dhe mbështetje për kompanitë në procesin e tranzicionit të gjelbër. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR