Besimi: Niveli i inflacionit vazhdon të ulet, së shpejti edhe pako e re e masave antikrizë
- Niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet 6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%, shënoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në një postim në "Fejsbuk".
- Post By Sara Ademi
- 13:05, 9 tetor, 2023

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet 6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%, shënoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në një postim në "Fejsbuk".
Në postim, besimi njofton se së shpejti do të publikohet pakoja e re e masave antikrizë.
"Masat e Qeverisë për përballimin e inflacionit vlerësohen deri më tani në mbi 700 milionë euro dhe së shpejti do të shpallet pakoja e re e masave antikrizë për përkrahjen e kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe kompanive. Angazhimi ynë është që t’i kapërcejmë plotësisht sfidat globale inflacioniste, duke çuar inflacionin në nivelet historikisht më të ulëta prej rreth 2%", thotë Besimi. sa/
Foto: FB i ministrit Besimi