• e diel, 22 dhjetor 2024

Besimi në takimin ministror të Koalicionit global të aksioneve klimatike – Fletobligacionet e gjelbra dhe Fondi i efikasitetit energjetik, pjesë e hapave për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër

Besimi në takimin ministror të Koalicionit global të aksioneve klimatike – Fletobligacionet e gjelbra dhe Fondi i efikasitetit energjetik, pjesë e hapave për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Ministrat e Financave kanë rol të qenësishëm në përshpejtimin e aksionit për lehtësimin e ndryshimeve klimatike në sektorin publik dhe krijimin e kushteve për t’i mundësuar sektorit privat që t’i rrisë investimet e gjelbra. Kjo është porosia e takimit ministror të Koalicionit global të ministrave të Financave për aksionet klimatike, që u mbajt në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marrakesh, Marok, në të cilin pjesmarrës është edhe ministri i Financave i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi.

Siç njofton Ministria e Financave, Besimi në muajin gusht të këtij viti u përzgjodh anëtar i plotë i këtij koalicioni global, ku anëtarë janë ministrat e Financave të 90 shteteve dhe përfaqësues të 26 partnerëve institucionalë, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të ministrave në drejtim të përmbushjes së detyrimeve të ndërmarra nga Marrëveshja e Parisit për klimën dhe Parimet e Helsinkit për aksionet klimatike.

“Ekonomia e gjelbër është ekonomi rezistente që ofron kushte më të mira jetësore për të gjithë qytetarët, prandaj përcaktimi ynë është sigurimi i rritjes së përshpejtuar ekonomike bazuar në investimet e gjelbra, prioritet ky i vendosur në disa dokumente strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, të cilat janë kompatibile me misionin e këtij koalicioni. Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike e miratuam, në të cilin mbrojtja e mjedisit jetësor është prioritet”, theksoi Besimi.

Ai informoi se javën e kaluar janë hedhur dy hapa sistematike sinjifikative drejt zhvillimit të ekonomisë së gjelbër me miratimin e Ligjit të Bankës Zhvillimore, me të cilin themelohet Fondi i efikasitetit energjetik dhe emetimin e fletobligacioneve të para të gjelbra si burim i financimit të projekteve të gjelbra.

Fondi do të funksionojë si njësi organizative në kuadër të Bankës Zhvillimore të RMV-së dhe përmes dhënies së granteve, kredive të favorshme dhe garancive do të përkrahen projektet për efikasitet energjetik dhe do të mbrohet mjedisi jetësor nga sektori publik dhe privat. Kapitali fillestar është 15 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro janë përmes Projektit të efikasitetit energjetik nga Banka Botërore dhe 10 milionë euro nga fletobligacionet e emetuara të gjelbra. Në të ardhmen, ai do të plotësohet edhe me emetime të reja të fletobligacioneve të gjelbra dhe burime të tjera financuese.

Si instrument i ri, fletobligacionet e gjelbra u prezantuan në treg javën e kaluar me mbajtjen e ankandit të parë ku u emetua shuma prej 600 milionë denarëve, vlerë që do të destinohet në Fondin e efikasitetit energjetik. Bëhet fjalë për letrat shtetërore me vlerë, qëllimi i të cilave është përkrahja e projekteve të gjelbra në vend, respektivisht financimi i projekteve të efikasitetit energjetik dhe ekologjik për përshpejtimin e rritjes së gjelbër, dhe zhvillimin e tregut të kapitalit në vend, përmes diversifikimit të ofertës me instrumente të reja.

Pas pjesëmarrjes në takimin ministror, ministri Besimi, në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marrakesh, nesër do të takohet me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore, ndërsa pasnesër do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme financiare ndërkombëtare. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR