• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besht: Makron dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut si një anëtare të plotë të BE-së

Besht: Makron dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut si një anëtare të plotë të BE-së

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Qëndrimi i Francës dhe presidentit francez Emanuel Makron është se ne duam të zgjerojmë familjen evropiane dhe dëshirojmë që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së, thotë personi i dytë në Ministrinë franceze për Punë të Jashtme, Olivie Besht, në intervistën për “360 Gradë”.

I pyetur për qëndrimin e Francës dhe presidentit Makron për zgjerimin e BE-së dhe hyrjen e mundshme të Maqedonisë së Veriut në BE, Blesht thotë se “pyetja e vërtetë që po bëhet sot nuk është nëse duam të zgjerohemi, as kur, sepse pyetja është si të arrijmë këtë” dhe thekson se “Maqedonia e Veriut është e mirëpritur dhe sa më shpejt aq më mirë”.

"Së pari, le të jemi të qartë - qëndrimi i Francës dhe presidentit francez Emanuel Makron është se ne duam të zgjerojmë familjen evropiane dhe duam që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së. Pyetja e vërtetë që bëhet sot nuk është nëse duam të zgjerohet apo kur, sepse pyetja është se si ta arrijmë atë. Duhen bërë disa përpjekje të tjera, veçanërisht nga vendet e tjera anëtare, ndërsa ne si BE sot do të duhet të vazhdojmë reformën tonë të brendshme, që do të thotë thellim i komunitetit në mënyrë që Unioni të funksionojë jo me 27, por me 35 ose më shumë vende", thotë Besht.

Lidhur me idenë për një Evropë me shumë shpejtësi dhe nëse kjo do të thotë se bëhet fjalë për anëtarë të BE-së nga radha dytë, Besht thotë kategorikisht “nuk ka shtete të klasit të parë, të klasit të dytë apo të tretë, por të gjithë vendet anëtare janë në të njëjtin tren”.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Besht shpreh besimin se “Kuvendi i Maqedonisë do të arrijë të kapërcejë bllokadën dhe të gjendet sërish në rrugën integruese, gjë që duam të ndodhë sa më shpejt”.

"Propozimin francez, të cilin e kemi paraqitur gjatë presidencës franceze të BE-së në vitin 2022, u shoqërua me avantazhe dhe merita të mëdha. Së pari, zhbllokim i situatës të ngecur për shkak të faktit se vendet e tjera anëtare të BE-së e bllokuan atë dhe mundësim i popullit tonë që të gjendet sërish në rrugën e integrimit. Së dyti, njohja e gjuhës maqedonase me të vërtetë u bë e mundur. Sot kjo zgjidhje mundëson rifillimin e procesit integrues - e di që situata është e vështirë edhe në Kuvendin e Maqedonisë, por ajo që duhet të kuptojmë është se sot ky proces i anëtarësimit në BE nuk varet nga bllokada e vendeve tjera anëtare të BE-së, por varet nga Kuvendi i RMV-së", deklaroi Besht. ls/

Foto: 360 gradë

 

QËNDRONI TË LIDHUR