• e hënë, 23 dhjetor 2024

BESA: Vjetërsimi i lëndëve të Mijallkovit pasqyrë e BDI-së dhe LSDM-së

BESA: Vjetërsimi i lëndëve të Mijallkovit pasqyrë e BDI-së dhe LSDM-së

 14 nëntor 2023 

 Derisa krimi në pushtetin aktual vazhdon e rritet, rritet edhe lirimi i të auzuarve, për të cilët, LSDM kur ishte në opozitë dëshmonte se ata kanë bërë krim, korrupsion dhe duhet të jenë në burg.

Me vjetërsimin edhe një lënde të ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov por edhe të të akuzuarve të të tjerë për krime të dyshmita, dëshmohet se LSDM kur ka qenë në opozitë ka pasur vetëm një qëllim, të vij në pushtet, të bashkohet me BDI-së dhe të mbrojnë kriminelët e pushtetit të kaluar që bashkë me ta të vazhdojnë krimin, tenderët, korrupsionin, pasurimin personal dhe varfërinë e qytetarëve.

Kjo është arsyeja pse Maqedonia e Veritu nuk shkon drejtë BE-së. Andaj si Lëvizje BESA vlerësojmë se zgjedhjet janë shpëtim për qytetarët dhe ndëshkim për krimin dhe kriminelët. 

 Lëvizja Besa 

___________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR