• e martë, 24 dhjetor 2024
Besa shpalli fitore në Tetovë
Shkup, 20 gusht 2022 (MIA)- Lëvizja Besa fitoi sot në koalicion me tetovarët, prandaj ata janë fitues të kësaj gare dhe tetovarët e meritojnë angazhimin tim të pafund deri në fund të mandatit, deklaroi lideri i partisë dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e sotme për Këshillin. Ai pret që Besa të fitojë 12 vende këshilltarësh. Kasami tha se sipas rezultateve që disponojnë me 1000 vota prijnë para BDI-së. Në festën e fitores në sheshin e qytetit, Kasami kërkoi që sa më shpejtë të jetë e mundur të mbahen zgjedhje të parakohshme. “Për një kohë të shkurtër dy herë e mposhtëm BDI-në dhe natyrisht që legjitimiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që buron nga këtu, tregon se nuk janë më me BDI-në. Kërkojmë zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Kasami.

QËNDRONI TË LIDHUR