• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besa: Në takimin në Prishtinë me Kurtin dhe Konjufcën, liderët e pranoishln e potencuan edhe idenë për president shqiparза претседател Албанец

Besa: Në takimin në Prishtinë me Kurtin dhe Konjufcën, liderët e pranoishln e potencuan edhe idenë për president shqiparза претседател Албанец

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Tre liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë e Veriut Bekim Qoku, si dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari mbrëmë realizuan takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Siç njofton Lëvizja Besa, pas perfundimit të takimit në Prishtinë, opinioni u njoftua zyrtarisht nga kabineti i kryeministrit Kurti për bisedën miqësore, ku u diskutua për zhvillimet politike në vendet tona, për mundësitë e reja të bashkëpunimit që kanë për synim avancimin e pozitës së shqiptarëve në RMV dhe perspektivën e përbashkët europiane.

"Të gjithë liderët e pranishëm, e hodhën edhe idenë e presidentit shqiptar, figurë e cila në radhë të parë duhet të jetë figurë e ngritur intelektuale, figurë që të unifikojë faktorin shqiptar në RMV si dhe do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e vendit tonë. Në këtë takim u hapën edhe shumë tema të tjera të cilat i preokuptojnë qytetatët shqiptarë si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimet e këtij lloji janë tepër të frytshme për të dy shtetet", thuhet në kumteësn e Lëvizjes Besa. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR