• e hënë, 23 dhjetor 2024

BERZH do të prezantojë gjetjet nga programi "Të rinjtë në biznes"

BERZH do të prezantojë gjetjet nga programi

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot në Shkup dë të mbajë aktivitet në të cilin dë të prezantohen gjetjet rreth vlerësimit të tregut në vendin tonë për programin "Të rinjtë në biznes".

Në aktivitetin fjalim do të mbajë përfaqësuesi i BERZH-it në vend, Fatih Turkmenoglu, ndërsa pritet të jenë prezent edhe ambasadorët e Italisë dhe Suedisë në vend, Andrea Silvestri dhe Ami Larson Jaim, si dhe i Ana Mitrevska, zëvendësguvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Është paraparë edhe nënshkrim i marrëveshjes me Prokredit Bankën për financimin e projekteve në kuadër të programit "Të rinjtë në biznes".

Këtë program për Ballkanin Perëndimor, BERZH-i e ka filluar që nga viti 2021, me mbështetje të vendeve donatore-Suedisë, Italisë dhe Luksemburgut. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR