• e mërkurë, 27 nëntor 2024

BERZH: BE-ja do të sigurojë 517 milionë euro për rindërtimin e Ukrainës

BERZH: BE-ja do të sigurojë 517 milionë euro për rindërtimin e Ukrainës

Bruksel, 12 qershor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian do t'i sigurojë Ukrainës 517 milionë euro përmes programeve të drejtuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), prej të cilëve 143 milionë drejtpërdrejtë do të mbështesin projektet e qyteteve, ndërsa pjesa tjetër do të investohet në fusha kyçe si infrastruktura dhe sektori i energjisë, kumtoi BERZH-i.

Ukraina, gjithashtu, ka marrë hua prej 100 milion euro nga Banka për zhvillim të Këshillit të Evropës, si pjesë nga projekti i disenjuar për të siguruar kompensim për shtëpitë e dëmtuara në konflikt, shkruan Politiko.

Paratë dedikohen kryesisht për të mbështetur shtresat më të cenueshme, siç janë personat e pastrehë, personat me nevoja të veçanta dhe familjet shumë anëtarëshe. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR