Berlini dhe Parisi kërkojnë që BE-ja fuqishëm t'u përgjigjet doganave amerikane, Londra nuk dëshiron luftë tregtare
- Britania e Madhe nuk dëshiron të eskalojë lufta tregtare me SHBA-në, deklaroi ministrja britanike e Financave, Rejçel Rivs, përderisa Franca dhe Gjermania blnë thirrje për përgjigje të fuqishme nga Bashkimi Evropian ndaj doganave amerikane që e godasin industrinë automobilistike evropiane.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:18, 27 mars, 2025

Londër/Berlin/Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Britania e Madhe nuk dëshiron të eskalojë lufta tregtare me SHBA-në, deklaroi ministrja britanike e Financave, Rejçel Rivs, përderisa Franca dhe Gjermania blnë thirrje për përgjigje të fuqishme nga Bashkimi Evropian ndaj doganave amerikane që e godasin industrinë automobilistike evropiane.
"Luftërat tregtare nuk janë të mira për asnjërin. Për momentin nuk jemi në pozitë të ndërmarrim kurfarë maa të cilat mund të për automobilat importues, qël dje e çojnë drejt eskalimit", tha ministrja Rivs për Skaj Njus, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Britania e Madhe do të vendosë dogana reciproke kundër SHBA-së.
Nga ana tjetër, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habek vlerësoi se vendosja e doganave për automjetet importuese, që dje e paralajmëroi presidenti amerikan, Donald Tramp kërkon përgjigje vendmtare nga BE-ja.
"Tani është me rëndësi që BE-ja t'u përgjigjet fuqishëm këtyre doganave. Duhet qartë të tregojmë se nuk do të pranojmë masa të tilla pa reagim", tha Habek, duke shtuar se BE-ja duhet të kërkojë zgjidhje përmes negociatave.
Ministri francez i Financave, Erik Lombard tha se shpreson se do të bisedojë me SHBA-në për dogana më të ulëta "sa më parë të jetë e mundur".
"Ky është lajm mhaft i keq dhe zgjidhja e vetme tani për tani është Bashkimi Evropian t'i rrisë doganat", tha Lombard.
Trampi dje paralajmëroi dogana prej 25 për qind për automjetet e importuara, që e zgjeroi luftën tregtare globale dhe shkaktoi kritika dhe kërcënime për masa recioroke nga aleatët e SHBA-së, lajmëruan mediumet britanike.
Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen hapin e përshkruajti si "të keq për bizneset, akoma më të keq për konsumatorët". ab/
Foto: МIА arkivi