• e shtunë, 14 qershor 2025

Berisha: Zgjedhjet ishin vjedhja më e madhe zgjedhore në historinë e Shqipërisë

Berisha: Zgjedhjet ishin vjedhja më e madhe zgjedhore në historinë e Shqipërisë

Tiranë, 13 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Demokratëve Shqiptarë, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp akuzoi se zgjedhjet e 11 majit janë "grabitja më e madhe zgjedhore në histori" dhe se ishin "të diktuara nga krimi".

"Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Ato ishin zgjedhjet më të manipuluara, më të parregullta në të gjithë historinë zgjedhore të Shqipërisë pluraliste. Ato ishin të diktuar nga krimi, të drejtuar nga vrasës, kontrabandistë dhe banditë", akuzoi Berisha.

Partia Demokratike, shtoi ai, do të mbajë një protestë për të dënuar vjedhjen e zgjedhjeve më 16 maj, kur në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Europian.

"Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij", tha Berisha.

Kur u pyet nëse do të jepte dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, ai u përgjigj se "statuti i partisë do të respektohet".

"PD ka një statut dhe do t'i përmbahet atij, por ka disa parime më të larta, dhe ato parime janë vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve", shtoi ai. sa/

Foto: pintskrin

QËNDRONI TË LIDHUR