• e martë, 24 dhjetor 2024

Beretini kërcënoi arbitrin e Vimbledonit për shkak të refuzimit të ndërprerjes së ndeshjes

Beretini kërcënoi arbitrin e Vimbledonit për shkak të refuzimit të ndërprerjes së ndeshjes

Londër, 6 korrik 2023 (MIA) - Tenisti italian Mateo Beretini ka kërcënuar gjyqtarin për refuzimin e tij që ta ndërpresë ndeshjen e tij në xhiron e parë të Vimbledonit kundër bashkatdhetarit Lorenco Sonego, transmeton "Tennis-Infinity". Incidenti ka ndodhur dje.

Terreni në të cilin luajtën tenistët ishte i rrëshqitshëm për shkak të shiut. Gjatë setit të tretë, Beretini dhe Sonego disa herë u rrëzuan, por arbitri nuk e ndërpreu lojën. Pas një rënie tjetër, tenisti e pyeti arbitrin se pse loja nuk u ndërpre edhe krahas kushteve. Ai shtoi se mund të jetë traumatike për lojtarët.

 "Nëse lëndohem, do të të padis, dakord? E di që dëshiron të luajmë, por nëse biem shpesh, është e rrezikshme", i tha Beretini arbitrit.

Ndeshja u ndërpre gjatë setit të katërt me rezultat 2:1 për Beretinin. Vazhdimi është planifikuar për sot. ar/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR